Meta: Pavarësisht përjashtimit, kam dobësi për Berishën

Trajtimi i veçantë për ish-kryeministrin Sali Berisha në Kuvend nuk do të ndryshojë pavarësisht sjelljes së tij të pahijshme.
Kreu i Kuvendit, Ilir Meta duke komentuar vendimin e djeshëm për përjashtimin me 10 ditë të Berishës pas fjalëve fyese në drejtimit të bashkëshortes së ministrit të Mirëqenies Sociale, Erion Veliaj, tha se pavarësisht dobësisë që ka për ish-kreun e PD-së, vendimi nuk do të ndryshojë.
“Pavarësisht vendimit, kam dobësi për Berishën. Dobësia ime nuk do të ndryshojë”, tha kreu i LSI-së.
Por, nga ana tjetër Meta thotë se gjithashtu Berisha do të vazhdojë të gëzojë privilegje të veçanta në sallën e Kuvendit pavarësisht këtij incidenti.
S.S
Comments
Dobesi? Privilegje??? A eshte
<p>Dobesi? Privilegje??? A eshte Republika e Shqiperise ku te tere presupozohet te jene te barabarte apo eshte Monarkia Shqiptare ku disa njerez nuk e kane problem te demonstrojne dobesi njerezore per tu dhene te tjereve privilegje???</p><p>Vetem ne Shqiperi ndodhin keto gjera diten me diell!</p>
Si mos te kesh dobesi o Like
<p>Si mos te kesh dobesi o Like djali? U kape me peshk ne dore dhe te shpetoi b... nga burgu do i jesh borxh per tere jeten!!!</p>
Add new comment