Kosovë, ja si ndahen 120 vendet në Kuvend, PDK më shumë mandate

Situata politike në Kosovë vazhdon të jetë shumë e tensionuar. Ende diskutohen koalicionet e mundshme për të formuar qeverinë e re. Por numrat në Parlament tashmë janë vendosur. Partia Demokratike e Kosovës ka fituar më së shumti mandate dhe do të ketë gjithsej 37 deputetë, e pasuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës me 30 deputetë.
Në legjislaturën e re, që pritet të konstituohet pas certifikimit të rezultateve nga Komisioni Qendror Zgjedhor, Lëvizja "Vetëvendosje" do të ketë 16 deputetë, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të përfaqësohet me 11 deputetë.
Nisma për Kosovën, e cila arriti ta kalojë pragun zgjedhor prej 5 %, do të përfaqësohet në Kuvendin e Kosovës, me gjashtë deputetë, që bashkë edhe me partitë e lartpërmendura arrijnë numrin 100 të mandateve në Kuvend. Kuvendi i Republikës së Kosovës ka 120 vende gjithsej, kështu që 20 mandatet tjera do t’iu takojnë partive të minoriteteve.
http://www.gazetaexpress.com/lajme/pdk-37-deputete-7-me-shum...
S.S
Add new comment