Kosovë, i dërguari i Merkel takim me opozitarët, këshilla e kërkesa për qeverinë e re

Postuar në 20 Qershor, 2014 05:26

Të vazhdojë dialogu me Serbinë dhe të zbatohen marrëveshjet e arritura në Bruksel. Kjo ka qënë kërkesa e zyrtarit të dërguar nga Angela Merkel në Kosovë. Këto kërkesa zyrtari i partisë së Merkelit i bëri nga takimin që ka pasur me Isa Mustafën dhe Ramush Haradinajn. Këto fakte i bën të ditura gazeta “Express”. 

Andreas Schockenhoff,  i dërguar në Kosovë për të vëzhguar situatën pos zgjedhjeve ka marrë si të mirëqenë mundësinë që opozita të formojë qeverinë e rë të Kosovës. Dy liderët e partive opozitare, Mustafa dhe Haradinaj, gjithashtu kanë pasur kërkesat e tyre. Ata kanë kërkuar ndihmën e gjermanëve për ti bindur pakicat që të bëhen pjesë  e koalicionit për të formuar qeverinë e re. 

 

http://www.gazetaexpress.com/lajme/ja-cfare-i-tha-mustafes-d...

S.S

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.