Didi: Policia nën kontroll Lazaratin, prokuroria të vijë të mbledhë provat

Artan Didi, kryepolici i cili ka marrë përsipër drejtimin e aksionit të policisë në Lazarat ka thënë se policia po e realizon me sukses operacionin, por ai ka kërkuar më shumë prokurorë për të bërë mbledhjen e provave. “Policia e Shtetit ka marrë nën administrim të gjithë territorin e fshatit të Lazaratit. Policia do të realizojë objektivat e saj deri në fund për ta mbyllur aksionin sa më shpejt me vënien para drejtësisë të grupeve kriminale dhe me asgjësimin e të gjitha rrënjëve të kanabisit”, ka thënë Didi.
Kreu i Policisë ka theksuar se: “Kemi zbuluar arsenale të tëra armësh të rënda , municionesh, mitrolozë, antitanqe, por jemi të vetëm në mes të fshatit, pasi numri i prokurorëve është shumë i ulët. Prokuroria duhet të tregohet e gatshme për të na mbështetur në hetime dhe se çështja tashmë nuk i takon vetëm veprimeve policore, por edhe veprimeve procedurale që drejtohen nga Prokuroria.”,
Strukturat e Policisë së Shtetit gjatë ditëve të zhvillimit të këtij operacioni në Lazarat kanë mundësuar asgjësimin e një sasie mbi 23 ton e 404.1 kg kanabis sativa, si dhe të rreth 81.300 rrënjëve bimë narkotike dhe fidanë, duke marrë dhe mostrat përkatëse në cilësinë e provës për ekzamimin. S.S
Comments
Jeni qe jeni aty, a nuk i

Jeni qe jeni aty,

a nuk i mblidhni vete provat ju,

i ngarkoni ne nje nje makine apo avion dhe silljani Prokurorise ne Tirane, ose drejteperdrejte gjykates...

S'ka Zot ne kete Toke, qe t;ju shpetoj ju...", u shpreh Ministri i Brendshem pak dite me pare.

Nga qe ai e dinte mire se ku dhe si do shfaqeshin provat.

Add new comment