Kryeprokurori Williamson: Hetimet për raportin e Dick Marty, publikohen në gusht

Postuar në 20 Qershor, 2014 02:24

Clint Williamson, kryeprokurori  i cili po heton mbi dyshimet e ngritura në raportin e Dick Marty, do t`i bëjë publike faktet e gjetura të hetimeve trevjeçare në gusht të këtij viti. Ky publikim ishte parashikuar të bëhej në fund të muajit qershor, por është shtyrë për shkak të përfundimit të mandatit të kaluar të EULEX-it dhe fillimit të mandatit të ri.  

Faktin se Williamson do të dalë me provat e gjetura brenda pak muajsh, e ka pranuar zyrtarisht edhe Joau Sousa, zëdhënësi i SITF-it, Task Forcës që udhëhiqet nga kryeprokurori amerikan Williamson. “Ne planifikojmë që të japim rezultatin e hetimeve në muajt e ardhshëm”, ka thënë Sousa në një prononcim për gazetën “Tribuna”.

Në qarqet diplomatike ka pasur një debat të gjerë për mënyrën se si duhet që Williamson të procedojë publikisht me rezultatet e hetimeve. Disa nga shtetet mbështetëse të SITF kanë kërkuar raport publik ku do të qartësoheshin të gjitha pretendimet e Dick Martyt dhe kështu do të zbardhej e vërteta për gjithë raportin e ish-senatorit të Këshillit të Evropës.

 

http://www.telegrafi.com/lajme/williamson-flet-ne-gusht-2-46...

S.S

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.