“Reuters” reportazh për Lazaratin, Bizhga: Fituam ndeshjen e kthimit, Aliko: Si do jetojnë tani banorët

“Reuters” ka realizuar një reportazh për fshatin Lazarat, ku ditët e fundit është përqendruar jo vetëm vëmendja e medieve në vendin tonë por edhe atyre të huaja. Në këtë reportazh përshkruhet ajo se çfarë ka ndodhur në aksionin e policisë në këtë fshat.
“Policia shqiptare deklaron fitoren mbi prodhuesit e drogës, të cilët kanë mbi 15 vjet që e kishin kthyer fshatin si një çiflig personal, të paprekur nga shteti, një shtet anëtar i NATO-s.”, thotë “Reuters”. “Tashmë policia lëviz lirshëm me mjete të blinduara dhe furgona në Lazarat- vijon shkrimi i “Reuters”,- duke vendosur kontrollin e duke mbledhur armë zjarri të rënda”.
Në këtë material “Reuters” ka komunikuar edhe me nëndrejtorin e policisë shqiptare Sokol Bizhga i cili është shprehur se ata e fituan ndeshjen e kthimit. Ai ka sjellë në vëmendje një ndeshje futbolli të organizuar në fillim të këtij viti mes policisë dhe disa banorëve të Lazaratit si pjesë e një fushate për ndërtimin e besimit të ndërsjellët. Në këtë ndeshje policia shqiptare ka humbur. “Na tallën në media pasi humbëm ndeshjen e futbollit kundër tyre, ja ku jemi, e fituam ndeshjen e fundit”, ka thënë Bizhga. Gjithashtu ai ka shtuar se: “Nuk ka më Lazarat të pathyeshëm dhe kriminal”.
Ndërsa Dasho Aliko ka thënë për “Reuters” se: “Fshatarët e mi ankohen për arrestime të padrejta, dëmtim të shtëpive. Por më e rëndësishme është që nuk ka pasur viktima në sajë të profesionalizmit të policisë dhe fshatarëve.”. “Reuters” shtron pyetjen para kreut të Komunës Lazarat se me çfarë do të jetojnë tani banorët e këtij fshati. Aliko për këtë pyetje ka thënë: “Si do e sigurojnë njerëzit jetesën? Më thoni ju, kjo është pyetja që po bën çdo banor i fshatit.”.
http://www.reuters.com/article/2014/06/20/us-albania-drugs-l...
S.S
Comments
Si do te jetojne tani
<p> Si do te jetojne tani banoret e Lazaratit? Po dil neper Shqiperi dhe shih se si jetojne shqiptaret, ashtu jetoni edhe ju.</p>
Add new comment