Baloteli kërkon t’i “dhurojë” Anglisë kualifikimin, por vetë Italia zhytet në telashe

Kosta Rika u ka dhënë një goditje të rëndë shpresave të italianëve për kualifikim në fazën e mëtejshme në “Brazil 2014”.
Goli i Ruiz para përfundimit të pjesës së parë, vulosi fatin e ndeshjes. Me këtë fitore Kosta Rika është ekipi i parë që siguron kualifikimi nga Grupi D.
Italia mbetet me tri pikë, aq sa edhe Uruguai. Kurse shpresat matematikore të Anglisë për një kualifikim të mundëshëm shuhen përfundimisht tashmë.
Italisë do t’i duhet një barazim me Uruguain për t’u kualifikuar si e dyta e grupit me golavarash, ndërsa humbja do t’i dërgonte ata në shtëpi.
S.S
Add new comment