Gjykata e Tiranës vendos “arrest shtëpie” për Florenc Hoxhën

“Arrest shtëpie”, kjo është masa e sigurisë e dhënë nga Gjykata e Tiranës për kreun e Inspektoratit Urbanistik Ndërtimor të Bashkisë Tiranë, Florenc Hoxha. Hoxha u arrestua nën akuzën e shpërdorimit të detyrës. Pas seancës gjyqësore, avokati mbrojtës, Ivi Kaso, tha se Prokuroria nuk kishte asnjë provë, ndaj klienti i tij u la në arrest shtëpie.
Kreu i INUV u vu në pranga rreth orës 23:00 të mbrëmjes së të enjtes nga efektivët e policisë së kryeqytetit. “Më datë 19.06.2014 nga Sektori Kundër Krimit Ekonomik Financiar në Policinë e Tiranës u realizua ekzekutimi i vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, e cila ka caktuar masë sigurimi “Arrest në burg” për shtetasin Florenc Fatmir Hoxha, 37 vjeç, për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”.
Arrestimi i Florenc Hoxhës lidhet me katër denoncime të bëra në tri raste nga qytetarët dhe në një rast nga Drejtoria e policisë së Tiranës në adresë të tij gjatë muajve të fundit. Për tri raste kallëzimesh, Hoxha ishte në hetim prej disa muajsh nga Prokuroria e Tiranës, ku dhe është thirrur dhe marrë në pyetje dy herë gjatë hetimeve paraprake. S.S
Add new comment