SHBA vendosin të mos ndërhyjnë në Irak. Obama: “Kjo situatë duhet zgjidhur nga irakenët”

Postuar në 19 Qershor, 2014 14:43

Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk do të ndërhyjnë në Irak. Sot presidenti amerikan Barack Obama ka deklaruar se SHBA-të nuk do të kthehen në Irak për të luftuar, por gjithsesi janë të gatshme të dërgojnë rreth 300 këshilltarë pranë ushtrisë irakene.  “Nuk është detyra jonë që të zgjedhim liderët e Irakut. Në fund të fundit kjo është diçka që duhet zgjidhur nga irakenët”, ka deklaruar ai duke njoftuar kështu braktisjen e ekipit aktual iraken në përballjen e tij me militantët e ISIS-it. Nëse ka një shembull të afërt sesi zgjidhen këto punë me forca të brendshme, ky shembull padyshim është Bashar Al Assadi, i cili nuk kurseu asgjë kundër militantëve islamikë të kamufluar nën emocionin e Pranverës Arabe që përfshiu para disa vitesh rajonin në fjalë. Ndaj nuk dihet nëse ky qëndrim po e shtyn në mënyrë të detyruar Irakun drejt gjakderdhjes. Kundër ndërhyrjes ushtarake ka qenë së fundmi edhe Turqia, por edhe Irani, me të cilin SHBA së fundmi po përpiqet që të gjejë një gjuhë të përbashkët sidomos pas krizës ukrainase dhe asaj siriane.

http://www.reuters.com/article/2014/06/19/us-iraq-security-obama-idUSKBN...

s.z 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.