Votohet qeveria e re në Maqedoni. Nuk mungojnë pakënaqësitë mes shqiptarëve

Nikolla Gruevksi rikonfirmohet si kryeministër i Maqedonisë. Sot parlamenti maqedonas ka votuar përbërjen e re të qeverisë, pasi marrëveshja mes VMRO-DPMNE dhe BDI-së së Ali Ahmetit i hapi rrugën kalimit në negociata konkrete. Ministrat e rinj janë:
Ministër i Mbrojtjes është Zoran Jolevski, ministre e Punëve të Brendshme Gordana Jankullovska, ministër i Drejtësisë Adnan Jashari, ministër i Punëve të Jashtme Nikolla Poposki, i Financave Zoran Stavreski, i Ekonomisë Bekim Neziri, i Bujqësisë Mihail Cvetkov, i Shëndetësisë Nikolla Todorov, i Arsimit dhe Shkencës Abdilaqim Ademi, i Punës dhe Politikës Sociale Dime Spasov, i Pushtetit Lokal, Lirim Shabani, ministre e Kulturës, Elizabeta Kançeska-Milevska, i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Ivo Ivanovski, i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapsinor Nurhan Izairi. Ministrat pa portofol janë zgjedhur Vladimir Peshevski, Fatmir Besimi, Musa Xhaferi, Furkan Çako, Nexhdet Mustafa, Vele Samak, Bill Pavleski, Xheri Naumof, Visar Fida dhe Goran Mickovski.
Ndërkohë jo të gjithë deputetët e BDI-së kanë votuar pro kabinentit të ri. Sipas disa të dhënave ka pakënaqësi për mënyrën sesi Ali Ahmeti negocioi dhe çfarë përfaqësimi mori(http://almakos.com/lajme/maqedoni/53840-dalin-paralajmerimet...), por duhet kujtuar se si Ahmeti, ashtu edhe Gruevski janë dëshmuar aktorë të qëndrueshëm të një lloj politike që më shumë e përdor tensionin në Maqedoni, sesa realisht bëhen përçues të tij. Nga kjo pikëpamje stabiliteti i vendit, edhe pse i brishtë, mund të thuhet se ka një lloj garancie.
s.z
Add new comment