Policia depërton në të gjithë komunën e Lazaratit. Tashmë pyetjet më të mëdha shkojnë mbi akuzën dhe drejtësinë

Policia shqiptare ka depërtuar në të gjithë territorin e Lazaratit duke marrë nën kontroll të gjithë zonën. Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësja e Policisë së Shtetit Laura Totraku e cila ka deklaruar se “Policia e Shtetit është prezent tashmë në të gjithë Komunën e Lazaratit, duke mbajtur nën mbikëqyrje situatën dhe duke ofruar rend e siguri për banorët e Lazaratit. Policia e Shtetit falënderon banorët e Lazaratit për mbështetjen e dhënë forcave të policisë dhe u bën thirrje që të qëndrojnë në banesat e tyre dhe të asistojnë veprimet procedurale të Policisë së Shtetit, duke garantuar një veprim profesional, ligjor dhe në përputhje me standardet dhe në respekt të plote të lirive dhe të drejtave të njeriut”. Thënë kjo, tani çështja i kalon organeve të drejtësisë dhe prokurorisë për të finalizuar operacionin e policisë. Nëse kujtopjmë sasinë e kanabisit të asgjësuar, qëndresën me armë ndaj forcave të policisë dhe gjetjen e armëve dhe të municioneve, logjika ta do që dikush medoemos duhet të dënohet.
http://www.ata.gov.al/policia-prezent-ne-te-gjithe-territorin-e-lazarati...
s.z
Add new comment