Humbja e shkëlqimit. Obama në pikën më të ulët të besueshmërisë së amerikanëve. Madje 54% mendojnë se ai nuk e drejton dot vendin

Politika e Jashtme e Barak Obamës rezulton të jetë pika më e dobët e tij. Kjo të paktën sipas një sondazhi të fundit të realizuar nga “Ëall Street Journal” dhe NBC Neë. Sipas shifrave kjo mund të jetë situata me popullaritetin më të ulët për Obamën, madje në këtë dështim të tijin nuk përfshihet situata e fundit në Irak. Vetëm 37% miratojnë Politikën e tij të Jashtme. Por edhe në administrimin e brendshëm amerikanët nuk i besojnë shumë presidentit të tyre. 50% prej tyre mendojnë se ai është inkompetenet në menaxhimin e burokracisë federale për të mbërritur te shifra më trishtuese sipas së cilës 54% e amerikanëve mendojnë madje se ai nuk është në gjendje të udhëheqë vendin deri në mbyllje të mandatit të vet.
http://www.nbcnews.com/politics/first-read/nbc-wsj-poll-obamas-foreign-p...
s.z
Add new comment