Arkiv-Lajme

“Ironia” e rrethanave: Tirana zyrtare lufton hashashin, qeveria holandeze mbështet statusin e vendit kandidat

Postuar në 16 Qershor, 2014 14:30

Është komentuar gjerë e gjatë tregu holandez si “komunikuesi” kryesor me hashashin e Lazaratit, prej nga janë marrë edhe farëra të mira.

Policia hyn në Lazarat, ende asnjë reagim nga selia blu dhe Aleanca kundër Drogës

Postuar në 16 Qershor, 2014 14:19

Burime policore bëjnë me dije se uniformat blu kanë mbërritur në objektivin e përcaktuar në kapanonet e objektet e shtetasit Gate Mahmutaj. Gjatë ndërhyrjes ndaj forcave të policisë është qëlluar me armë zjarri, duke rrezikuar jetën e këtyre forcave, por falë ndërhyrjes profesionale u arrit të vihen nën kontroll të plotë objektet e sipërpërmendura, si dhe sipërfaqja e kultivuar me kanabis sativa.

Gjermania metodike, e grupuar, e pamëshirshme ndaj Portugalisë së Ronaldos

Postuar në 16 Qershor, 2014 14:02

Ndeshja Gjermani-Portugali tregoi se cili është dallimi mes një ekipi ku luan “Ronaldo dhe ca të tjerë”, dhe një grupi kompakt që me ose pa talente, luan si skuadër. Me fitoren 4-0, misioni drejt finales nisi tejet pozitivisht për Gjermaninë. Ekipi i trajnerit Joakim Lëv u tregua i pamëshirshëm gjatë 90-minutave, duke pasur gjithçka nën kontroll ndaj Portugalisë së Kristiano Ronaldos. Një tripletë e Tomas Mylerit dhe një gol i Humels, e kanë fundosur skuadrën e Paulo Bentos, edhe pse ka mundësi teorike që duke mundur SHBA dhe Ganën të kualifikohet në grupin e vet.

Dega PD e Tepelenës, debati për Abedinin dhe pse këto raste “i kanë të gjithë”

Postuar në 16 Qershor, 2014 12:02

Ndërkohë që selia blu nuk humb rast pa denoncuar punonjës e drejtues të rinj të administratës që kanë patur dënime penale, një kazus identik i ndodhi në oborrin e vet. Kështu, Partia Demokratike po përpiqet të anulojë zgjedhjen në krye të PD të qytetit Tepelenë të Petrit Abedinit, dhe kryetari Basha ka urdhëruar anulimin e zgjedhjes së tij , edhe pse Edvin Kulluri, i dërguar i PD në Tepelenë, ka qenë prezent në zgjedhjen e tij dhe e ka miratuar atë dhe tërheqjen e kandidatëve të tjerë nga gara. Puna është se Petrit Abedini rezulton i dënuar për trafik droge dhe ka dalë me kusht nga burgu.

Dhuna ndaj gazetarëve të A1 Report në Lazarat, reagon deputeti Peza në emër të PS

Postuar në 16 Qershor, 2014 11:48

Sulmi ndaj një grupi xhirimi dhe gazetarësh të A1 Report, të ndodhur në terren në operacionin policor të Lazaratit, që u qëlluan me automatik nga persona të maskuar dhe të armatosur, është dënuar ashpër nga Partia Socialiste përmes deputeti Alfred Peza, nënkryetar i komisionit të medias. Gazetarët u nxorrën nga makina dhe u mbajtën peng për rreth 15 minuta nga trafikantët të cilët ishin të maskuar. “Na kanë mbajtur të izoluar. Është qëlluar edhe automjeti ku po udhëtonim.

Drejtuesi mysliman shqiptar në Maqedoni, foto kalamajsh me pistoleta në facebook

Postuar në 16 Qershor, 2014 10:23

“Bëmat” e hierarkëve myslimanë shqiptarë  nuk paskan të sosur. Gazeta Express njofton se Sulejman Rexhepi, i pari i myslimanëve shqiptarë në Maqedoni po “promovon fëmijë të armatosur”. Ai me krenari në llogarinë e tij në facebook ka publikuar një fotografi të një fëmije me dy armë në duar, mesa duket nip i tij. “Sulejman Rexhepi junior-Sula Vogel duke bere trening gjegjesisht stërvitje me dy revole mbi Gostivar ne Bjeshken e Gjuraleves.

Kostandin Xhuvani përgënjeshtron praninë në Lazarat: Jam në Tiranë, s’më lidh asgjë me atë fshat

Postuar në 16 Qershor, 2014 10:16

Emri i përmendur në listën e personave, që sipas policisë kanë qëlluar me armë në drejtim të forcave të rendit në Lazarat, i dyshuar më herët në Respublica si djali i deputetes Luiza Xhuvani dhe regjizorit Gjergj Xhuvani, është vërtet i njëjti person. Por në një lidhje telefonike në ‘News24’, Kostandin Xhuvani deklaroi se nuk ka asnjë lidhje me ngjarjet e ndodhura në Lazarat, duke theksuar se ka prova që vërtetojnë se mbrëmjen e djeshme ai ndodhej në kryeqytet. Sipas Xhuvanit, emri i tij në listë mund të jetë përfshirë gabimisht.

“Gate” Mahmutaj telefonon në News24: Nuk kam asnjë lidhje me çfarë thuhet. Kam veç ca bagëti që mbaj familjen

Postuar në 16 Qershor, 2014 08:51

Ka telefonuar direkt në News24 Razip Mahmutaj, i akuzuari kryesor i Policisë së Shtetit, ndërsa një panel gazetarësh po analizon minutë pas minutë ngjarjen e Lazaratit. “Nuk kam asnjë lidhje me çfarë po thoni, emrin e tij e keqpërdor politika. Unë kam ca bagëti me të cilat mbaj familjen. Kam katër fëmijë, dhe nuk i çfarë bëhet në stallën time aktualisht, trualli është pronë imja por nuk se kush është atje dhe çfarë bëhet tani, nuk e di. Aktualisht jam mbi fshat dhe po kërkoj dy viça që më kanë humbur. Jam gati të shkoj në polici të deponoj”, deklaroi Mahmutaj.

Emrat e “listës së Lazaratit” fillojnë distancimin nga të shtënat, telefonojnë televizionet

Postuar në 16 Qershor, 2014 08:16

Disa nga emrat e listës së publikuar nga policia si të akuzuar se kanë shtënë me armë kundër uniformave blu në Lazarat, kanë nisur të kontaktojnë me televizionet për t’u distancuar nga ngjarjet që po vijojnë ende, dhe për të dhënë versionin e tyre. Albion Aliko dhe S.Shurdhi  telefonuan para pak minutash në News 24 dhe deklaruan se s’kanë lidhje me të shtënat; ata ishin në gjumë dhe vetëm vonë kuptuan se emrat e tyre ishin përfshirë padrejtësisht në listën policore. Më parë edhe Adriatik Gaba deklaroi se ndodhej në shtëpinë e tij se nuk kishte lidhje me të shtënat.

Zgjohet Majkëll Shumaker, kampioni lë komën dhe spitalin. Rehabilitimi do vazhdojë

Postuar në 16 Qershor, 2014 07:39

Është komunikuar me kujdes, por ama lajmi mori dhenë: Majkëll Shumaker nuk është më në gjendje kome dhe ka lënë spitalin ku ndodhej i shtruar që në muajin dhjetor. Lajmi është bërë i ditur nga BBC-ja, që citonte familjarët e kampionit gjerman. Prestigjiozja gjermane “Bild”, e ka nisur artikullin më të bujshëm sportiv me 3 fjalë: “Shumi është zgjuar!” Megjithatë, 45-vjecari do të vazhdojë të ndjekë seancat e rehabilitimit. Shumaker u vendos në një gjendje mjekësore kome të detyruar, pasi pësoi një dëmtim të rëndë në kokë gjatë një aksidenti me ski në Alpet franceze, më 29 dhjetor.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme