Policia hyn në Lazarat, ende asnjë reagim nga selia blu dhe Aleanca kundër Drogës

Postuar në 16 Qershor, 2014 14:19

Burime policore bëjnë me dije se uniformat blu kanë mbërritur në objektivin e përcaktuar në kapanonet e objektet e shtetasit Gate Mahmutaj. Gjatë ndërhyrjes ndaj forcave të policisë është qëlluar me armë zjarri, duke rrezikuar jetën e këtyre forcave, por falë ndërhyrjes profesionale u arrit të vihen nën kontroll të plotë objektet e sipërpërmendura, si dhe sipërfaqja e kultivuar me kanabis sativa. Në këto objekte pronë e shtetasit Gate Mahmutaj, si dhe në tokën në administrim të tij u gjetën, u fiksuan dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale sasi të konsiderueshme të gëzhojave të kalibrave të ndryshme, që janë përdorur gjatë sulmit ndaj forcave të Policisë. Gjithashtu u gjetën dhe asgjësuan7 parcela me 10 mijë bimë narkotike që varionin nga 50 cm-1 metër lartësi, 1000 fidanë kubikë të gatshëm për kultivim në kapanon.

Po ashtu u konstatuan duke u djegur 6 fuçi me marijuanë, të cilave ua kishte vënë zjarrin vetë i dyshuari dhe sasi të tjera droge (foto). Policia e Shteti ka deklaruar se nuk largohet nga fshati deri në çarmatosjen e çdo elementi të dyshuar dhe zotërimin e plotë të situatës.

Ndërkaq nga mëngjesi deri tani nuk ka patur asnjë reagim nga PD, çka ka shtyrë kryeministrin Rama “të ngacmojë” përmes facebookut selinë blu dhe Aleancës Kundër Drogës. Po në facebook, nuk kanë munguar statuset simpatizante ndaj Lazaratit kurse komiisoneri i Zgjerimit në BE, Fule, e ka vlerësuar lart aksionin policor.

a.k

Comments

Submitted by Ligji nuk e fye... (not verified) on

Hartimet e pasradhesit te Kadri Hazbiut vazhdojne, teksa opozita e sheh te panevojshme teprimin ne luften kunder ilegaliteteve.

Ithtare te Luftes se Klasave: Mos u jargezoni,

ligji ben mire te shkoj ne vend dhe haka tek i zoti, por

droga, sic thote edhe Edi, ka punen e saj: niset nga kudo dhe do arrij ne evrope...

Ne Lazarat nuk behet trafik, ne Lazarat mbillet nje bime qe siguron ekzistencen e njerezve qe s'kane pune tjeter. Kjo BIMA, eshte droge dhe Valute per njerezit e Sales dhe te Edit e Metes, jo per Lazaratasit, per ata eshte buke, mbajtje fryme gjalle...

Sa per tulatje e frikje te Lazaratsve, as mos e shkoni ndermend. Ju nuk ia ulet dot koken lazaratasve nacionaliste dhe antigreke per nje gjysem shekulli, e mos shpresoni te ndodh tani ne liri.

Mateni fjalen dhe zbatoni Ligjin: po e kapercyet ta dini qe do pergjigjeni perpara Zotit dhe se Drejtes per te jetuar me cdo kusht.

Lazaratasit nuk bejne krim, krimin e ben ai qe ka ne dore policine dhe rruget e portet e avionet. Lazaratasit perpiqen te rrojne.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.