Emrat e “listës së Lazaratit” fillojnë distancimin nga të shtënat, telefonojnë televizionet

Postuar në 16 Qershor, 2014 08:16

Disa nga emrat e listës së publikuar nga policia si të akuzuar se kanë shtënë me armë kundër uniformave blu në Lazarat, kanë nisur të kontaktojnë me televizionet për t’u distancuar nga ngjarjet që po vijojnë ende, dhe për të dhënë versionin e tyre. Albion Aliko dhe S.Shurdhi  telefonuan para pak minutash në News 24 dhe deklaruan se s’kanë lidhje me të shtënat; ata ishin në gjumë dhe vetëm vonë kuptuan se emrat e tyre ishin përfshirë padrejtësisht në listën policore. Më parë edhe Adriatik Gaba deklaroi se ndodhej në shtëpinë e tij se nuk kishte lidhje me të shtënat. Policia ka bërë thirrje që të gjithë të përmendurit si të dyshuar, të paraqiten në komisariatin më të afërt dhe të japin shpjegime. Gazetari Artan Hoxha deklaron në ekranin e mësipërm se faktikisht, organizatorët e vërtetë dhe grosistët e trafikut të kanabisit nuk ndodhen në listën e policisë dhe kjo tregon se problemi nuk “është kapur nga koka”.

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.