Kryeministri Rama: Ofensivë për pastrimin e drejtësisë, këtij Lazarati real që liron kriminelë

Postuar në 16 Qershor, 2014 06:55

Gjatë prezantimit të linjës falas 116, 006, "Raporto dhe Shpëto" si dhe aplikacionit përkatës për denoncimin e rasteve të trafikimit të qenieve njerëzore, kryeministri Edi Rama ka mbajtur qëndrimin më të ashpër deri më sot ndaj sistemit të drejtësisë, duke deklaruar se do nisë një ofensivë “për të shporrur nga ky sistem” të gjithë gjykatësit dhe prokurorët e korruptuar, që lirojnë kriminelë, të cilët marrin sërish jetë njerëzish. Këta gjykatës e prokurorë përbëjnë Lazaratin real, tha Rama, prandaj ofensiva që pritet të nisë do zgjasë deri në normalitet.
“Nuk ka asnjë shans që t’i lëmë gjeneratës tjetër vend të denjë nëse si lëmë një sistem drejtësie të denjë. Përgjegjësia bie mbi ata që janë brenda strukturës së sistemit gjyqësor, nuk do mbyllim sytë dhe as nuk do ngremë duart përpjetë duke parë se si vepron sistemi i drejtësisë, duke parë që njerëzit vriten ditën për diell nga njerëz të arrestuar të stërarretuar dhe të liruar përsëri. Fatkeqësi që kriminelët, vrasësit dhe dhunuesit janë në gjendje të lirë dhe kryejnë ende krime, vetëm për një arsye se kanë korruptuar gjykatës që s’kanë asnjë lidhje me drejtësinë. Kjo është përtej mundësive për të qëndruar. Nuk mund që nën ombrellën e pavarësisë këta gjykatës të marrin jetë njerëzish të pafajshëm, janë bashkëfajtor dhe bashkëvrasës që sa herë një i pafajshëm humb jetën dhe sa herë një vajzë trafikohet apo dhunohet nga njerëz të liruar përtej tyre”, tha kryeministri.
a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.