Gjermania metodike, e grupuar, e pamëshirshme ndaj Portugalisë së Ronaldos

Ndeshja Gjermani-Portugali tregoi se cili është dallimi mes një ekipi ku luan “Ronaldo dhe ca të tjerë”, dhe një grupi kompakt që me ose pa talente, luan si skuadër. Me fitoren 4-0, misioni drejt finales nisi tejet pozitivisht për Gjermaninë. Ekipi i trajnerit Joakim Lëv u tregua i pamëshirshëm gjatë 90-minutave, duke pasur gjithçka nën kontroll ndaj Portugalisë së Kristiano Ronaldos. Një tripletë e Tomas Mylerit dhe një gol i Humels, e kanë fundosur skuadrën e Paulo Bentos, edhe pse ka mundësi teorike që duke mundur SHBA dhe Ganën të kualifikohet në grupin e vet. Edhe kancelarja Angela Merkel, e pranishme në stadium nuk hezitoi të festojë.
a.k
Comments
Pandaj janë përpara se janë
<p>Pandaj janë përpara se janë ritur me disiplinë nuk ngelet gjë për të thënë përveç një BRAVO të madhe</p><p> </p>
Add new comment