Arkiv-Lajme

Kryeministri Rama: Ofensivë për pastrimin e drejtësisë, këtij Lazarati real që liron kriminelë

Postuar në 16 Qershor, 2014 06:55

Gjatë prezantimit të linjës falas 116, 006, "Raporto dhe Shpëto" si dhe aplikacionit përkatës për denoncimin e rasteve të trafikimit të qenieve njerëzore, kryeministri Edi Rama ka mbajtur qëndrimin më të ashpër deri më sot ndaj sistemit të drejtësisë, duke deklaruar se do nisë një ofensivë “për të shporrur nga ky sistem” të gjithë gjykatësit dhe prokurorët e korruptuar, që lirojnë kriminelë, të cilët marrin sërish jetë njerëzish. Këta gjykatës e prokurorë përbëjnë Lazaratin real, tha Rama, prandaj ofensiva që pritet të nisë do zgjasë deri në normalitet.

Luftë e vërtetë në Lazaratin e rrethuar. Rezistencë e armatosur nga 26 vetë, lista me emrat

Postuar në 16 Qershor, 2014 06:30

Lazarati në “shtetrrethim”. Prej orëve të para të mëngjesit Policia e Shtetit me një trupë prej 500 forcash është duke kryer një operacion të vështirë në fshatin Lazarat, ku ka hasur në rezistencën e një grupi trafikantësh me në krye Razip Mahmutaj të cilët kanë hapur zjarr ndaj policisë. Operacioni drejtohet nga kreu i Policisë Artan Didi, dhe ndaj policisë po qëllohet me armё zjarri nga një grup prej 26 trafikantësh, duke pёrdorur dhe armё tё rёnda si antitank, mitroloz i rёndё e i lehtё, mortaja etj.

Ilir Meta: Kadeli bëri një deklaratë të nxituar. Largimi im nga festa e PS-së, ngatërresë orari

Postuar në 16 Qershor, 2014 04:59

Pas një takimi që pati me ish presidentin e Kroacisë Stipe Mesiç, reporterët gjetën rastin ta pyesin kryetarin e LSI dhe kryetar i Kuvendit Ilir Meta, mbi deklaratat e deputetit Gjovalin Kadeli bërë mbi ndryshimet në qeveri. Kadeli, deputet socialist i larguar nga lista e kandidatëve në zgjedhjet e 23 qershorit, kandiduar për PD-në dhe pas zgjedhjes së tij, kaluar në grupin parlamentar të LSI-së, pat deklaruar se nevojiten ndryshime në kabinetin qeveritar, duke marrë replikën e Ylli Manjanit, zv.ministër dhe nënkryetar i LSI-së.

Auditohet zyra e Auditit të fondeve të BE-së, shpenzime të shfrenuara dhe qesharake, kallëzim penal drejtorit

Postuar në 16 Qershor, 2014 04:20

Shumë herë në shtyp janë ngritur pyetje se çfarë është bërë me fondet e dhëna nga BE në sektorë e fusha të ndryshme. Normalisht, përgjigja duhej të vinte nga Drejtoria e Auditit për projektet e BE-së, kreu i së cilës emërohet nga vetë kryeministri. Por në rastin konkret, rezulton se Autoriteti i Auditimit të Programeve të Asistencës të BE-së zor se kishte nge të auditonte fondet e projekteve, pasi vetë ky institucion ka bërë shkelje me thasë.

Vrasja e Dyrmishit, hetohet e kaluara: Kriminel në Elbasan, “biznesmen” në Durrës

Postuar në 16 Qershor, 2014 02:50

Ka disa pista për zbardhjen e vrasjes së biznesmenit të ndërtimeve, Kujtim Dyrmishi, i cili u ekzekutua në një atentat tipik mafioz në zonën e plazhit në Durrës. Logoja e “biznesmenit” nuk e fsheh dot të kaluarën e tij në vitet 1997 në qytetin e Elbasanit, ku njihej si person me precedentë penalë. Dyrmishi (i njohur edhe me pseudonimin Tixhja) dhe tre të tjerë, dyshohen si vrasës të gjashtë të rinjve të pafajshëm më 1997-ën (Ilir Dunda, Bujar Harri, Artan Tafa, Hysen Faslliu, Leonard Arapi dhe Besnik Frakulli), pasi gabuan shënjestër.

Nis aksioni në Lazarat? RENEA e FNSH priten me të shtëna, në kërkim autorët

Postuar në 16 Qershor, 2014 02:22

Një aksion serioz policie ndaj Lazaratit duket se ka filluar që dje në mbrëmje, ndërsa gjatë gjithë natës janë dëgjuar të shtëna me armë të rënda antitanik, mitraloz dhe mortaja.

Asgjësohen 30 milionë euro drogë

Postuar në 15 Qershor, 2014 15:21

Policia ka asgjësuar deri më tani një sasi droge që vlen nga 30 deri në 37 milionë euro, sasia e drogës së djegur është 11 ton e 300 kilogramë, ndërsa janë gjetur dhe shkatërruar 70 mijë rrënjë. Kjo sasi është gjetur gjatë kontrollit të 30 banesave në zonën e lagjes Mahmutaj. Në lagjen që policia ende nuk ka hyrë është djegur një sasi akoma më e madhe droge në një përpjekje për të fshehur provat. Ndërkohë, në jug të fshatit janë duke avancuar ngadalë shtëpi më shtëpi forcat RENEA të mbështetura nga mjete të blinduara.

“Express”: Elvisi u armatos një muaj më parë. A po frikësohej ai për jetën e tij?

Postuar në 15 Qershor, 2014 13:16

Edhe pse nuk ka ende asnjë variant zyrtar rreth arsyes dhe personit/personave që ekzekutuan Elvis Pistën në Kosovë, media vendase jep detaje që mund të shërbejnë për të hedhur më shumë dritë rreth ngjarjes. Gazeta “Express” ka publikuar sot një dokument ekskluziv, i cili dëshmon se 1 muaj më parë, kandidati i PDK-së ka marrë leje për të mbajtur armë. “A është kjo shenjë se Elvis Pista po frikësohej për jetën e tij meqenëse mori leje për armbëmbajtje?” shkruan gazeta.

Kosova në “terr” për shkaqet dhe autorët e ekzekutimit të kandidatit të PDK. Hidhet ideja e ekspertëve nga jashtë

Postuar në 15 Qershor, 2014 11:05

Lajmi për vrasjen e kandidatit për deputet të Partisë Demokratike të Kosovës, Elvis Pista ka mbërthyer Kosovën në zi por edhe në diskutime publike, deklarata e mesazhe ngushëllimi. Klasa politike kosovare ka lënë mënjanë debatin politik për krijimin e qeverisë, duke u bashkuar në mesazhe ngushëlluese për tragjedinë e ndodhur. Por përtej mesazheve nuk kanë munguar as deklarimet publike, ku për hetimin e ngjarjes, është hedhur ideja e marrjes së ekspertëve të jashtëm. Kjo ide është artikuluar nga Burim Ramadani i AAK-së ndërsa ka gjetur mbështetjen publike edhe të Berat Buzhalës.

Nga ndalimi i fesë te vizita e Papa Gjon Palit

Postuar në 15 Qershor, 2014 08:52

Për 23 vjet me radhë, Shqipëria nën drejtimin e regjimit komunist i shpalli luftë të hapur Zotit. Në vitin 1967 Enver Hoxha nisi goditjen dhe prishjen e të gjitha objekteve fetare, ndërsa më herët ishin burgosur dhe internuar dhjetëra klerikë të tre besimeve. Për më shumë se dy dekada, komunizmi shkëputi lidhjen e shqiptarëve me zotin dhe e shpalli vendin ateist. Pas viteve ’90, rikthimi i fesë dhe e drejta e besimit në Zot ishte një nga ndryshimet e mëdha. 

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme