Luftë e vërtetë në Lazaratin e rrethuar. Rezistencë e armatosur nga 26 vetë, lista me emrat

Postuar në 16 Qershor, 2014 06:30

Lazarati në “shtetrrethim”. Prej orëve të para të mëngjesit Policia e Shtetit me një trupë prej 500 forcash është duke kryer një operacion të vështirë në fshatin Lazarat, ku ka hasur në rezistencën e një grupi trafikantësh me në krye Razip Mahmutaj të cilët kanë hapur zjarr ndaj policisë. Operacioni drejtohet nga kreu i Policisë Artan Didi, dhe ndaj policisë po qëllohet me armё zjarri nga një grup prej 26 trafikantësh, duke pёrdorur dhe armё tё rёnda si antitank, mitroloz i rёndё e i lehtё, mortaja etj. Policia ka arritur të futet në banesën e Mahmutajt nga ku po qëllonin trafikantët, duke gjetur armë dhe drogë, ndërsa mësohet se ata janë tërhequr duke u strehuar në një banesë tjetër dhe duke ngushtuar kështu rrezen e kërkimit. Ndërkohë Kryetari i Komunës së Lazaratit Dasho Aliko ka shkuar në banesën e Mahmutajt për të negociuar me ta për t’u vetëdorëzuar, ose në të kundërt do të ketë masa drastike nga policia. Lista e “rebelëve” është publikuar nga policia, ku figuron edhe emri Konstandin Xhuvani, që ende nuk konfirmohet nëse është djali i deputetes Xhuvani apo përkim rastësor.

 

1. Razip Mahmutaj
 
2. Alban Aliko

3. Jurgen Boci

4. Jeton Kalemi

5. Abaz Rabi

6. Emiljan Aliko

7. Matjaz Boci

8. Ali Basha

9. Adem Sala

10. Shkelqim Krishti

11. Artur Gjini

12. Sherif Kazma

13. Sokol Skendi

14. Florijan Shurdhi

15. Sevdi Shurdhi

16. Martin Muho

17. Adriatik Gaba

18. Carcan Gaba

19. Haki Buci

20. Hamza Buci

21. Agim Avduli

22. Syrja Sinani

23. Izmir Hebovija (Shkodrani)

24. Kostandin Xhuvani

25. Erjon Haxhiaj

26. Arsen Banaj

 

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>E kemi pritur me kohe kete nderhyrje. Kriminelet ne plumb! Na kriminalizuan jeten, vendi, te ardhmen. Qeveria te shkoje edhe me thelle krimit. Ai eshte kudo: ne drejtesi, ne polici, ne MJEKESI, ne ushtri, ne, ne, KUDO.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.