Nga ndalimi i fesë te vizita e Papa Gjon Palit

Postuar në 15 Qershor, 2014 08:52

Për 23 vjet me radhë, Shqipëria nën drejtimin e regjimit komunist i shpalli luftë të hapur Zotit. Në vitin 1967 Enver Hoxha nisi goditjen dhe prishjen e të gjitha objekteve fetare, ndërsa më herët ishin burgosur dhe internuar dhjetëra klerikë të tre besimeve. Për më shumë se dy dekada, komunizmi shkëputi lidhjen e shqiptarëve me zotin dhe e shpalli vendin ateist. Pas viteve ’90, rikthimi i fesë dhe e drejta e besimit në Zot ishte një nga ndryshimet e mëdha. 

Toka që kishte larguar Zotin u bekua në 25 prill të 1993 nga Papa Gjon Pali i Dytë. Menjëherë pas zbritjes nga avioni Ati i Shenjtë puthi tokën shqiptare. Pas më shumë se dy dekadash, Shqipëria ish-komuniste dhe ateiste i kthen sytë nga Zoti. I pari Papë që vizitonte Shqipërinë i shoqëruar nga Nënë Tereza, gjatë fjalës se tij në sheshin “Skenderbej” në Tiranë u foli shqiptarëve se pas asaj që kaluan duhet të shikonin përpara. Pas kesaj vizite nisi rimëkëmbja e feve në Shqipëri dhe rikthimi i besimit në Zot. Ndërsa  nga Vatikani, Papa Vojtila në përshëndetjet Urbi Et Orbi, në të gjitha gjuhët e botës përshëndeste edhe në gjuhën shqipe. Ndërkohë këtë shtator, vizita e paralajmëruar e Papa Françeskut do të jetë e dyta e Atit të Shenjtë në Shqipëri, pas asaj të Papa Vojtiles e cila riktheu besimin e shqiptarëve në zot.

 

/Vizion Plus/ 

Comments

Submitted by Epiroti (not verified) on

<p>Bekimi i ketyre Papuceve eshte mallkim qe keta sjellin ne kete toke, qe te gjiithe Papucet e Vatikanit jane te nemur nga buzimet seksuale dhe antiumane qe iu kane bere femijeve, jane te nemur nga nenat e reja qe deri ne fillim vitet 90-te ua rrembeni femijet per t&#39;i shitur ose per tua vjedhur organet. Duket qe histeria juaj (mediave) dhe e megafoneve te qeveritareve te korruptuar filloi dhe nuk do te resht deri sa Satani i Vatikanit qe ju e beni &#39;&#39;shenjt&#39;&#39;te vi e te iki nga u nis. Ky vend dhe popull do mireqenie social-ekonomike dhe nuk kerkon &#39;&#39;sh.rre te bekuar&#39;&#39; nga kisha, sidomos ajo katolike.</p>

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

<p>Ti or njeri s&#39;je gje tjeter veç ushtar i bindur i Satana-it. Ik e futu ne vrimen nga ke dale e na ler rehat se na qelb vazhdimisht.....</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.