Nga ndalimi i fesë te vizita e Papa Gjon Palit

Për 23 vjet me radhë, Shqipëria nën drejtimin e regjimit komunist i shpalli luftë të hapur Zotit. Në vitin 1967 Enver Hoxha nisi goditjen dhe prishjen e të gjitha objekteve fetare, ndërsa më herët ishin burgosur dhe internuar dhjetëra klerikë të tre besimeve. Për më shumë se dy dekada, komunizmi shkëputi lidhjen e shqiptarëve me zotin dhe e shpalli vendin ateist. Pas viteve ’90, rikthimi i fesë dhe e drejta e besimit në Zot ishte një nga ndryshimet e mëdha.
Toka që kishte larguar Zotin u bekua në 25 prill të 1993 nga Papa Gjon Pali i Dytë. Menjëherë pas zbritjes nga avioni Ati i Shenjtë puthi tokën shqiptare. Pas më shumë se dy dekadash, Shqipëria ish-komuniste dhe ateiste i kthen sytë nga Zoti. I pari Papë që vizitonte Shqipërinë i shoqëruar nga Nënë Tereza, gjatë fjalës se tij në sheshin “Skenderbej” në Tiranë u foli shqiptarëve se pas asaj që kaluan duhet të shikonin përpara. Pas kesaj vizite nisi rimëkëmbja e feve në Shqipëri dhe rikthimi i besimit në Zot. Ndërsa nga Vatikani, Papa Vojtila në përshëndetjet Urbi Et Orbi, në të gjitha gjuhët e botës përshëndeste edhe në gjuhën shqipe. Ndërkohë këtë shtator, vizita e paralajmëruar e Papa Françeskut do të jetë e dyta e Atit të Shenjtë në Shqipëri, pas asaj të Papa Vojtiles e cila riktheu besimin e shqiptarëve në zot.
/Vizion Plus/
Comments
Bekimi i ketyre Papuceve
<p>Bekimi i ketyre Papuceve eshte mallkim qe keta sjellin ne kete toke, qe te gjiithe Papucet e Vatikanit jane te nemur nga buzimet seksuale dhe antiumane qe iu kane bere femijeve, jane te nemur nga nenat e reja qe deri ne fillim vitet 90-te ua rrembeni femijet per t'i shitur ose per tua vjedhur organet. Duket qe histeria juaj (mediave) dhe e megafoneve te qeveritareve te korruptuar filloi dhe nuk do te resht deri sa Satani i Vatikanit qe ju e beni ''shenjt''te vi e te iki nga u nis. Ky vend dhe popull do mireqenie social-ekonomike dhe nuk kerkon ''sh.rre te bekuar'' nga kisha, sidomos ajo katolike.</p>
Ti or njeri s'je gje tjeter
<p>Ti or njeri s'je gje tjeter veç ushtar i bindur i Satana-it. Ik e futu ne vrimen nga ke dale e na ler rehat se na qelb vazhdimisht.....</p>
Add new comment