Arkiv-Lajme
“Shqiptarja.com”: Gjatë gushtit, administrata në punë deri më 13.00. E shtuna nuk do të jetë pushim
Administrata shtetërore pritet që gjithë muajin gusht të punojë me orar të reduktuar. Gazeta “Shqiptarja.com” shkruan se po përgatitet projekti për t’u miratuar në qeveri, sipas të cilit, orari i punës për nëpunësit do të jetë nga ora 08.00 e mëngjesit deri në orën 13.00 të pasmesditës.
Papa Françesku konfirmon vizitën në Shqipëri më 21 shtator, Rama: Ogur i mrekullueshëm
Papa Françesku ka konfirmuar zyrtarisht vizitën e tij në Shqipëri me 21 shtator të këtij viti. Në një fjalim të drejtpërdrejtë nga sheshi “Shën Pjetër” i Romës, Ati i Shenjtë tha se do të vizitojë Shqipërinë me ftesë të kryeministrit Edi Rama dhe klerit të Kishës Katolike Shqiptare.
Basha premton nga Saranda për “qarkullim elitash” në PD
Kreu i opozitës Lulzim Basha nga Saranda ka premtuar se në strukturat e Partisë Demokratike do të qarkullojë vetëm elita e shoqërisë. Televizioni "Ora News" raporton se Basha ka theksuar se ka për qëllim një garë të hapur, qarkullim të elitave politike drejtuese dhe mbi të gjithë, delegimin e vendimarrjes së anëtarësisë të PD.
Kreu i PD-së nuk ka lënë pa sulmuar qeverinë Rama për emërimet në poste drejtuese të personave me precedentë kriminalë.
n.k
Sot gjashtë vjet nga hyrja në fuqi e Kushtetutës së Kosovës
Vetëm katër muaj pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, më 15 qershor të vitit 2008, ka hyrë në fuqi Kushtetuta e saj e cila e përcakton Kosovën si shtet të pavarur, sovran , demokratik, unik dhe të pandashëm. Republika e Kosovës është shtet laik, shoqëri shumetnike, e përbërë nga shqiptarët dhe komunitete tjera, thuhet në tekstin e Kushtetutës me hyrjen në fuqi të së cilës fillon zbatimi i planit të ish krye negociatorit të Kombeve të Bashkuara, Martti Ahtisaari.
Qeveria vendos kushte sigurie për 28 plazhe në vend
Secili prej 28 plazheve në të gjithë territorin e vendit të autorizuara për përdorim publik do t'i nënshtrohet kushteve mjaft strikte si për sa i përket sigurisë e higjienës, ashtu dhe për sportet ujore që do lejohen në secilin prej tyre.
Përmes një vendimi për sigurinë në det, plazhe e ujërat në brendësi të territorit, Këshilli i Ministrave ka identifikuar tre llojet e sporteve ujore që mund të kryhen në këta plazhe.
Atentat pas festës familjare, ekzekutohet kandidati i PDK-së Elvis Pista
Është vrarë në Rahovec, kandidati i PDK-së për deputet në Kuvendin e Kosovës, Elvis Pista. Vrasja ka ndodhur rreth orës 1 të ditës së sotme në oborrin e një restoranti.“Sipas informatave të para nga vendi i ngjarjes bëhet e ditur se E. P. nga Rahoveci kishte qenë në restorant me disa të njohur dhe sapo kishte dalë nga objekti se bashku me bashkëshorten dhe të njohur te tjerë me te cilët kishte qëndruar ne restorant është qëlluar nga mbrapa me armë zjarri në një distancë rreth pesë metra largësi”, thuhet në komunikatën e policisë së Kosovës.
Rama për France24: Nuk jemi një vend mysliman, jemi një vend unikal
Intervista e Edi Ramës për "France24"
Shqipëria është një vend ish-komunist që dëshiron të marrë statusin e kandidatit në Bashkimin Europian në samitin e ardhshëm më 26-27 qershor.
Përshëndetje Zoti Edi Rama! Po ju kujtoj që para se të bëheshit Kryetar i Qeverisë shqiptare ju ishit artist, piktor, ju ishit kryebashkiak i Tiranës, socialist ta theksoj. Përse sot marrja e statusit të kandidatit është e rëndësishme për ju?
Kosovë, PDK nuk dorëzohet, plani B: Të marrim deputetët e pakënaqur të LDK-së
PDK nuk do të dorëzohet, ajo fillon të vendosë në funksion planin B për zgjedhjet lokale. Pavarësisht pse partitë opozitare kanë arritur një marrëveshje për qeverinë e re, duke ia bërë të pamundur Hashim Thaçit që të mund të arrijë numrat për ta bërë qeverinë. PDK po planifikon diçka tjetër.
Mustafaj: PD, e shpartalluar edhe pas një viti në opozitë, ka nevojë për rithemelim
Besnik Mustafaj, ish-ministër i Jashtëm në qeverisjen e demokratëve, ka komentuar gjendjen aktuale në të cilën ndodhet Partia Demokratike. Mustafaj e ka bërë këtë koment në një intervistë të dhënë për revistën “Java”. Besnik Mustafaj ka thënë: “ Ajo (PD) vazhdon të sillet si e shpartalluar, edhe një vit pas daljes në opozitë. Çdo ditë e më shumë po bindem se ka nevojë për një rithemelim të Partisë Demokratike, gjë që e kanë bërë shumë parti evropiane të qendrës së djathtë.
Presidenti Nishani nuk do ta dekretojë ligjin për karrierën në FA, bie ndesh me Kushtetutën
Ligji i miratuar 3 ditë më parë nga Kuvendi i Shqipërisë “Për karrierën ushtarake në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, nuk do të dekretohet nga Presidenti Bujar Nishani. Këtë lajm e bën të ditur "Gazeta Tema”, nëpërmjet burimeve të saj ku thuhet se kreu i shtetit do ta kthejë këtë ligj sërish në Kuvend për tu rishqyrtuar pasi ai bie ndesh me Kushtetutën.