Kosovë, PDK nuk dorëzohet, plani B: Të marrim deputetët e pakënaqur të LDK-së

Postuar në 14 Qershor, 2014 11:38

PDK nuk do të dorëzohet, ajo fillon të vendosë në funksion planin B për zgjedhjet lokale. Pavarësisht pse partitë opozitare kanë arritur një marrëveshje për qeverinë e re, duke ia  bërë të pamundur Hashim Thaçit që të mund të arrijë numrat për ta bërë qeverinë. PDK po planifikon diçka tjetër.

Planit B kryeministri në largim, Hashim Thaçi është që të marrë disa deputetë nga Lidhja Demokratike e Kosovës, të cilët konsiderohen si të afërt me PDK-në dhe disa të tjerë, që nuk janë edhe aq të kënaqur me koalicionin me AAK-në dhe Nismën. Këtë lajm e bëjnë publike mediet kosovare ditën e sotme. Sipas burimeve të këtyre medieve në PDK, është duke u munduar që t’i bëjë disi numrat, dhe ta bëjë qeverinë, në mënyrë që të mos e lejoj fare të shkoj te presidentja për nominim kandidati i koalicionit LDK-AAK-Nisma, Ramush Haradinaj. “Ne i kemi të paktën tre ose katër deputetë të LDK-së të cilët do të na mbështesin. Emrat nuk mund t’ua them”, ka thënë ky zyrtar i lartë i PDK-së.

Armend Zemaj, është njëri nga kandidatët për deputet nga radhët e LDK-së, i cili nuk është  i kënaqur me koalicionin e partisë së tij me AAK-në e Ramush Haradinajt dhe me Nismën e Fatmir Limajt.

Pakënaqësi me këtë koalicion ka shprehur edhe Arsim Rexhepi, anëtar i LDK-së. Madje, ai ka paralajmëruar se ai dhe një pjesë e intelektualëve të LDK-së do të marrin nismën për një Këshill Iniciues për themelimin e një Lidhje të Re Demokratike të Kosovës. Këtë gjë ish- deputeti i AKR-së, e ka bërë të ditur në një postim në Facebook gjatë ditës së djeshme.

 

http://www.gazetaexpress.com/lajme/plani-i-ndyte-i-pdkse-syn...

S.S

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.