Atentat pas festës familjare, ekzekutohet kandidati i PDK-së Elvis Pista

Postuar në 15 Qershor, 2014 01:21

Është vrarë në Rahovec, kandidati i PDK-së për deputet në Kuvendin e Kosovës, Elvis Pista. Vrasja ka ndodhur rreth orës 1 të ditës së sotme në oborrin e një restoranti.“Sipas informatave të para nga vendi i ngjarjes bëhet e ditur se E. P. nga Rahoveci kishte qenë në restorant me disa të njohur dhe sapo kishte dalë nga objekti se bashku me bashkëshorten dhe të njohur te tjerë me te cilët kishte qëndruar ne restorant është qëlluar nga mbrapa me armë zjarri në një distancë rreth pesë metra largësi”, thuhet në komunikatën e policisë së Kosovës. 

Më tej, në komunikatë shkruhet se arma mund të ketë qenë e kalibrit të vogël dhe me silenciator. Policia beson se i dyshuari i kishte zënë pritë pas një muri të mbuluar me bime dekorative nga ku ka qëlluar kandidatin e PDK-së, që ndodhej në një festë familjare. Elvis Pista është kandidat për deputet dhe i kishte fituar votat e nevojshme për në parlament. Gjatë fushatës zgjedhore në Kosovë, Pista u bë një prej protagonistëve më të famshëm, duke u kthyer në një fenomen të rrjeteve sociale.

n.k

Comments

Submitted by Anoktej (not verified) on

<p>Wow pa fjale!</p><p>&nbsp;</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.