Kostandin Xhuvani përgënjeshtron praninë në Lazarat: Jam në Tiranë, s’më lidh asgjë me atë fshat

Postuar në 16 Qershor, 2014 10:16

Emri i përmendur në listën e personave, që sipas policisë kanë qëlluar me armë në drejtim të forcave të rendit në Lazarat, i dyshuar më herët në Respublica si djali i deputetes Luiza Xhuvani dhe regjizorit Gjergj Xhuvani, është vërtet i njëjti person. Por në një lidhje telefonike në ‘News24’, Kostandin Xhuvani deklaroi se nuk ka asnjë lidhje me ngjarjet e ndodhura në Lazarat, duke theksuar se ka prova që vërtetojnë se mbrëmjen e djeshme ai ndodhej në kryeqytet. Sipas Xhuvanit, emri i tij në listë mund të jetë përfshirë gabimisht. Ai thotë se mbrëmjen e djeshme ka ndjekur ndeshjet e futbollit në një lokal tek ‘Piazza’, dhe përveç kamerave të sigurisë ka edhe një skedinë fituese që vërteton se ai ndodhej në Tiranë. 
“Nuk e di fare për çfarë ndodhi kjo. Mbase është një lapsus, një gabim. Por unë nuk kam lidhje me këtë histori do tu lutesha mos të më përmendnin. Nuk kam asnjë lidhje me Lazaratin. Nuk më lidh asgjë me atë vend aty. Nuk kam përse të paraqitem në komisariat. Kam prova që jam këtu në Tiranë. Besoj do jetë ndonjë ngatërresë, apo gabim nuk e di. Unë nuk kam lidhje fare me emrin në listë dhe as me Lazaratin”, deklaroi Xhuvani Junior.

a.k 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.