Zgjohet Majkëll Shumaker, kampioni lë komën dhe spitalin. Rehabilitimi do vazhdojë

Është komunikuar me kujdes, por ama lajmi mori dhenë: Majkëll Shumaker nuk është më në gjendje kome dhe ka lënë spitalin ku ndodhej i shtruar që në muajin dhjetor. Lajmi është bërë i ditur nga BBC-ja, që citonte familjarët e kampionit gjerman. Prestigjiozja gjermane “Bild”, e ka nisur artikullin më të bujshëm sportiv me 3 fjalë: “Shumi është zgjuar!” Megjithatë, 45-vjecari do të vazhdojë të ndjekë seancat e rehabilitimit. Shumaker u vendos në një gjendje mjekësore kome të detyruar, pasi pësoi një dëmtim të rëndë në kokë gjatë një aksidenti me ski në Alpet franceze, më 29 dhjetor. Familja e kampionit falënderon miliona njerëz, që i kanë dërguar mesazhe mbështetjeje në këtë moment të vështirë.
a.k
Add new comment