“Gate” Mahmutaj telefonon në News24: Nuk kam asnjë lidhje me çfarë thuhet. Kam veç ca bagëti që mbaj familjen

Ka telefonuar direkt në News24 Razip Mahmutaj, i akuzuari kryesor i Policisë së Shtetit, ndërsa një panel gazetarësh po analizon minutë pas minutë ngjarjen e Lazaratit. “Nuk kam asnjë lidhje me çfarë po thoni, emrin e tij e keqpërdor politika. Unë kam ca bagëti me të cilat mbaj familjen. Kam katër fëmijë, dhe nuk i çfarë bëhet në stallën time aktualisht, trualli është pronë imja por nuk se kush është atje dhe çfarë bëhet tani, nuk e di. Aktualisht jam mbi fshat dhe po kërkoj dy viça që më kanë humbur. Jam gati të shkoj në polici të deponoj”, deklaroi Mahmutaj. Ai shtoi se është gati të shkojë sapo të gjejë avokatin e vet, dhe nuk ka pse të rrijë fshehur.
a.k
Add new comment