Irani paralajmëron ndërhyrjen në Irak. Ruhani deklaron se “do të mbrohen vendet e shenjta shiite”

Postuar në 18 Qershor, 2014 06:54

Irani është ndoshta fuqia e parë ndërkombëtare që zyrtarizon ndërhyrjen direkte më Irak, pas sulmit të pandalshëm të militantëve të ISIS-it. Presidenti iranian Hasan Ruhani ka deklaruar se Irani do të mbrojë vendet e shenjta shiite në Irak. “Lidhur me vendet e shenjta shiite në Qerbela, Naxhaf, Kadimia dhe Samarra, ne paralajmërojmë vrasësit dhe terroristët se kombi I madh iraian nuk do të hezitojë që t’i mbrojë ato”, tha Ruhani. Ndërkohë perëndimi bazohet te një kryeministër shiit si Nuri Al Maliki, i cili ka diskutuar mbrëmë me liderët opozitarë kurdë dhe sunitë. Al Maliki akuzohet se ka qeverisur i mbështetur vetëm nga shiitët, çka ka provokuar ndarje në vend. Në të vërtetë ky është edhe synimi zyrtar i Perëndimit: të ruajë Irakun si të tillë. Për këtë arsye ndërhyrja e Iranit, përveçse e rikualifikon atë si palë me cilësi të reja kundrejt SHBA-ve, mbetet e gjithsesi e paparashikueshme në pasojat që mund të ketë mbi fatin e Irakut që ka një popullsi të ndarë sektarisht.

http://www.reuters.com/article/2014/06/18/us-iraq-security-i...

s.z

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.