Thaçi në përpjekje për qeverinë e re në Kosovë. Takim me Pacollin që shpreson të hyjë në Kuvend pas rinumërimit

Mediat në Kosovë njoftojnë se kryeministri aktual i vendit, Hashim Thaçi po vijon përpjekjet për krijimin e një koalicioni qeverisës. Pak orë më parë ai ëshë takuar me kreun e Ardhmërisë për Kosovën Behgjet Pacolli dhe Mimoza Kusari Lilën, një takim për të cilin nuk jepet asnjë detaj, por hamendësohet zhvillimi i mëtejshëm i situatës politike në vend. Thaçi ka shmangur komentin për mediat, kurse Pacolli ka deklaruar se ai shpreson që të hyjë në Kuvend, pas përfundimit të procesit të rinumërimit. Më tej akoma, Pacolli ka konfirmuar mbylljen e bisedimeve me LDK-së dhe Isa Mustafën. “Me Isa Mustafën dhe LDK nuk do të ketë bashkëpunim”,ka thënë Pacolli duket lënë të kuptohet se një koalicion me PDK-në, kësaj radhe është shumë i mundshëm”, ka thënë ai. Ka shumë paqartësi për atë sesi mund të ecet më tej, por fakt është se deri më tani çështja e numrave në Kuvend mbetet pezull përderisa zyrtarisht procesi nuk është përmbyllur.
http://zeri.info/artikulli/38366/perfundon-takimi-thaci-paco...
s.z
Add new comment