Brazili mund ta fitojë botërorin? Nuk duket kështu

Sonte filluan ndeshjet e dyta në grupe. Brazili nuk ia doli të merrte më shumë se një barazim (0-0) në ndeshjen e dytë, ku përballë pati Meksikën, një skuadër e organizuar shumë mirë dhe me një portier, që ishte lojtari më i mirë në fushë (e bukura është se është pa skuadër momentalisht). Brazili nuk është se rrezikon me këtë barazim, ngaqë është e para në grup në sajë të faktit që ka shënuar më shumë gola (diferenca e golave është e njëjtë me atw tw Meksikws) e ngaqë ndeshjen e fundit e ka me Kamerunin, skuadra mw e dobwt e grupit. Meksika ka një sfidë më të vështirë, atë me Kroacinë, në ndeshjen e tretë.
Një gjë është e sigurtë, megjithatë. Brazili nuk duket skuadra që mund ta fitojë botërorin. Ka që mendojnë se është shpejt ende për të bërë vlerësime të tilla, por fakt është që në dy ndeshjet e para ka demonstruar se nuk ka forcë goditëse në sulm (veç Neymar-i ka shënuar) e është e penetrueshme në mbrojtje.
Re.Pu.
Comments
Brazili eshte ne rangun e
<p>Brazili eshte ne rangun e Kamerunit, Korese se Jugut, Greqise, Nigerise etj....Nje skuader aspak e rrezikeshme</p>
Add new comment