Banori i Lazaratit: Nuk po shtie fshati, por një grup adoleshentësh të rrezikshëm. Kanë dalë jashtë kontrolli…

Postuar në 17 Qershor, 2014 10:49

Banori i Lazaratit që një ditë më parë shpëtoi nga të rinjtë e armatosur stafin e A1Report, ka folur sot në një lidhje direkte telefonike , duke dhënë një version aspak të pabesueshëm mbi pikëpyetjen se cilët shtijnë në fakt kundër policisë. A.R thotë se lufta e policisë nuk është me banorët e fshatit, por me një grup të rrezikshëm adoleshentësh të moshës 15-16 vjeç.
“Ne në radhë të parë e kemi këtë detyrë se jemi shqiptarë”, thotë ai për shpëtimin e gazetarëve, “ndeshja e policisë bëhet me adoleshentë, jo me njerëz intelektualë, llogarite ku mund të shkojnë gjërat. Duke qenë në një biznes të vogël aty, policia në krahun tjetër adoleshtënt tjetër në krahun tjetër, mbeta mes dy zjarreve, kërkova të mos qëllonin se do më thyenin xhamat e biznesit do më shkatërrohej lokoali. Pash gjendjen mes një makine dhe disa adoleshtënve. Unë i quajta policë. Ishin tre djem të rinj që nuk mund t’i lija dot, më dhanë qyta se i mbrojta këta se atje u irrituan njerëzit. Media sidomos top chanel ato të paqenat i bën të qena. Lufta është mes adoleshentëve dhe policisë, mosha e tyre është 15-16 vjeçarë, janë jashtë çdo kontrolli…nënat e tyre i ulërasin por ata nuk marrin vesh”. 

Nga ana e saj, policia deklaroi se Gate Mahmutaj po nxit banorët e tjerë pa dallim moshe, të shtijnë kundër forcave blu.

 

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.