Dorëzohet Razip Mahmutaj, ministri Tahiri përgëzon blutë

Postuar në 17 Qershor, 2014 16:40

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri bën të ditur në rrjetin social “Facebook”, se i kërkuari Gate Mahmutaj është vetëdorëzuar mbrëmjen e sotme në polici. “Dhe i 7-ti. Dorëzohet personazhi Gate Mahmutaj....Po u vjen radha të gjithëve. Krenar për Policinë e Shtetit”- shkruan Tahiri.
Razip Rustem Mahmutaj, i njohur dhe si Gate Mahmutaj, ishte shpallur prej dy ditësh në kërkim. Ai cilësohet nga policia si një prej emrave më problematikë në botën e krimit. Shpeshherë i përballur me drejtësinë për akuza të rënda, por gjithmonë ia ka dalë mbanë të mos qëndrojë prapa hekurave.

Ndërkaq, policia ka hyrë me autoblinda në fshat, por nga blutë është zotëruar deri tani vetëm një pjesë e fshatit, kurse nga pjesa e poshtme ku fshihen persona që i bëjnë rezistencë Policisë së Shtetit, vijon të qëllohet me armatim të rëndë. Në përdorim sot hynë dhe snajperat nga Policia e Shtetit, por metoda u përvetësua shpejt dhe nga trafikantët. Arsenali I armëve dhe sasitë e hashashit të kapur janë tejet të mëdha.
a.k

Comments

Submitted by XY (not verified) on

"Në përdorim sot hynë dhe snajperat nga Policia e Shtetit, por metoda u përvetësua shpejt dhe nga trafikantët."

Cfare kuptimi ka kjo fjali idiote?

Submitted by Bekimi (not verified) on

Po nuk duket si hashash ai. Është marijuana, po canabis sativa.
Janë krejt të ndryshme këto të dyja. I bie t'i thuash grurit misër meqë nga të da bëhet miell për bukë.
Kërkoni për foto në google: opium poppy që të shikoni si duket hashashi dhe canabis sativa që të shihni si duket marijuana.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.