Reagon më në fund PD me Palokën në fb: Lazarati, propagandë me “armiq të klasës”

Më në fund një reagim nga Partia Demokratike për Lazaratin, edhe pse përmes facebookut. Kreu i grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Edi Paloka e ka quajtur "propagandë" aksionin e policisë në fshatin e Lazaratit, megjithëse deri në këto çaste aksioni po has në rezistencën e armatosur të grupeve të trafikantëve. Ai ka zgjedhur të hedhë dy rreshta në fb duke iu referuar aksionit madhor të policisë kundër trafikantëve të drogës në Lazarat, si "maska të filmave të Kinostudios". “Të dashur miq, dje në Lazarat propagandë, maska pranë ministrit e skenarë, si në filmat e Kinostudios, ku sulmoheshin “armiqtë e klasës” dhe ata që s'e duan. EP”, ka shkruar Paloka sot paradite.
a.k
Comments
S'mund te pritet tjeter gje
<p>S'mund te pritet tjeter gje nga "te vonuarti"</p>
Add new comment