Mësymja e policisë, forcat speciale hyjnë në fshat, vazhdon rezistenca e trafikantëve

Paraditen e sotme pas orës 10:30 të së martës policia ka kryer mësymje në Lazarat, duke synuar të hyjë më thellë në fshat, çka e tregon edhe kjo foto. Tashmë synimi është kapja e grupit kriminal të trafikantëve të udhëhequr nga Gate Mahmutaj, të cilët prej dy ditësh i përgjigjen me rezistencë të armatosur këtij supeaksioni nga 800 forca speciale të policisë. Situata në këtë aksion të ndërhyrjes së policisë me autoblinda në fshat sa vjen dhe tensionohet ndërsa trafikantët qëllojnë me breshëri ndaj policisë, nga një banesë e lokalizuar dhe rrethuar nga policia. Ata kanë nisur shkëmbim zjarri nga ana veriore e fshatit, aty ku ndodhen edhe personat që janë në kërkim, ndërsa Policia i është përgjigjur kësaj rezistence të armatosur me breshëri në ajër dhe jo drejtëpërdrejt, duke zënë terren hap pas hapi.
a.k
Add new comment