Koloneli holandez Tomson, miti i rremë i një filogreku që minonte eprorin e vet, shkruan Flutura Açka

Në një shkrim për Gazetën Shqiptare, shkrimtarja Flutura Açka hedh një dritë të re mbi figurën e kolonelit holandez Ludewijk Tomson, bazuar në disa të dhëna në arkivën e Institutit të Historisë së Ushtrisë Holandeze, në Hagë. Shkrimi titullohet “Miti i rremë e kolonel Tomsonit dhe ‘Srebrenica’ shqiptare e vitit 1914”, dhe siç kuptohet, nga kërkimet e Açkës rezulton se ushtaraku holandez që humbi jetën më 15 qershor 1914 në jugun shqiptar, nuk është ai trimi filoshqiptar që dha jetën këtu. Përkundrazi, shumë bëma të eprorit të tij, gjeneralit De Veer, Tomsoni ja atribuoi vetes falë lidhjeve e miqësive me gazetarët, ndërkohë që ai pati ndikimi direkt në shpalljen e autonomisë së Vorio Epirit. (Fotoja, nga e djathta kapiten Ethem Vlora, gjenerali De Veer, kolonel Tomson, toger Meleq Frasheri)
Lexoni më gjerë në linkun: http://www.balkanweb.com/analiza/2689/miti-i-rreme-i-kolonel-tomsonit-dhe-srebrenica-shqiptare-e-vitit-1914-195865.html
a.k
Comments
Shkrimtarja Flutura Açka na

Shkrimtarja Flutura Açka na çuditi pa masë:

1. Në se e ka marrë pasaportën holandeze, ajo nuk e respekton nënshtetësinë e re, por i kundërvihet nderimit zyrtar që i bën qeveria e shteti holander martirit Tomson në 100- vjetorin e vrasjes në Shqipëri .

2. Ajo shpreh hapur antipati, madje urrejtje, për ushtarakun holandez, i cili dha jetën për të mbrojtur shtetin njomëzak shqiptar.

3. Përmend vetëm opinione dashakeqe, dizinformuese, madje shpifje, se kinse si filogrek Tomsoni ka nënshkruar Protokollin e Korfuzit , me pasoja madje per ditet e sotme! Kur ne te vertete Tomsoni ka diskutuar çështje, por nuk ka hartuar apo nenshkruar marrëveshjen!

Edhe vete historiani Gazmend Shpuza e ka pranuar kete fakt.

4. Ndërkohë në 100- vjetorin e vrasjes, nuk përmend asnjë nga meritat e tij , të mirenjohura e çmuara nga atdhetare me peshe si Fan Noli, Isa Boletini, Faik Konica, Turhan Pasha, Sali Butka, etj.

5. Më çudit ''naiviteti '' që nuk kupton se edhe në diplomaci e raportet shtetërore mosmirënjohja konsiderohet një ves i ndyrë, që nuk harrohet lehtë.

6. Këto shkrime të porositura jo vetëm që nuk i shërbejnë të vërtetës historike, por lenë edhe njolla identiteti e civilizimi që na kujtojnë halldupët e dumbabës dhe kalemxhinjtë e diktaturës .

Po përmend një thënie të heroit Tomson, qe meriton lavdi : Për Shqipërinë jap jetën, por jo nderin dhe indinjatën e atdhetarit te shquar Fan Nolit që akuzonte të shiturit që shkrehin plumbin vrasës të tradhtisë: O të mallkuar, që nuk doni Atdhe!

Add new comment