Reagimi zyrtar i PD-së vjen pas atij të Nokës. Njësoj të paketuara: Mbështesim policinë por jo aktet banditeske?!

Deklarata e ish ministrit të Brendshëm Flamur Noka për operacionin e Lazaratit, bënte fjalë për show të pasardhësit të tij, megjithëse Noka lëshoi me zor ca fjalë në fund, në mbështetje në policisë “ashtu në përgjithësi”. Duket se asgjë më tepër nuk kishte për të thënë edhe zyrtarisht selia blu, duke thënë se mbështet aksionet kundër drogës, por ajo që po ndodh në Lazarat, është një luftë për të kapur tregun dhe për t’ja hedhur botës. Ja deklarata:
“Partia Demokratike është dhe mbetet, mbështet dhe do të mbështesë çdo vendim dhe aksion kundër narko-trafikut. Ne mbështesim forcat e policisë në aksionet e tyre, sikundër u bëjmë thirrje qytetarëve të distancohen nga elementët me precedentë kriminalë. Çdo sulm ndaj policisë është goditje ndaj shtetit.
Partia Demokratike mbështet pa asnjë rezervë luftën kundër trafikut por ne i bëjmë thirrje profesionistëve të mbetur në polici të ruajnë jetët e qytetarëve dhe punonjësve të rendit dhe të ndalin çdo veprim që ushtron terror psikologjik ndaj popullatës civile.
Ne nuk presim që këtë kujdes ta bëjë Rama dhe Tahiri, pasi atyre nuk u intereson jeta e banorëve dhe e policëve. Pseudofushata e Ramës dhe Tahirit, është një pozicionim taktik – t’ia hedhim botës – me karakter propagandistik dhe selektiv. Narkotrafikantët e punësuar në zyrat e shtetit nuk mund ta luftojnë drogën. Ata mund të lajnë hesapet me njëri-tjetrin, por kjo nuk është luftë ndaj drogës, por luftë për kapjen e tregut. Droga nuk luftohet nga përdoruesit dhe trafikantët por nga aleanca e njerëzve të ndershëm”.
a.k
Comments
Kaq pa fytyre te jete kjo
<p>Kaq pa fytyre te jete kjo PD-ja!</p>
Add new comment