“Ironia” e rrethanave: Tirana zyrtare lufton hashashin, qeveria holandeze mbështet statusin e vendit kandidat

Postuar në 16 Qershor, 2014 14:30

Është komentuar gjerë e gjatë tregu holandez si “komunikuesi” kryesor me hashashin e Lazaratit, prej nga janë marrë edhe farëra të mira. Por ndërsa policia shqiptare po kryen një aksion të paprecedentë në këtë fshat kundër koltivuesve dhe trafikantëve të drogës, qeveria holandeze këtë herë mbështet rekomandimin e Komisionit Europian që i tha “Po” pa hezitim dhe mëdyshje statusit për Shqipërinë. Sipas Top Channel, në një letër që qeveria i ka dërguar Parlamentit kombëtar i cili do të mblidhet në ditët e ardhshme për të ratifikuar qëndrimin ndaj Shqipërisë, thotë se mbështet raportin e Komisionit Europian për vendin tonë. Përmes kësaj letre të ministrit të saj të Jashtëm, Timermans, i ka vënë në dispozicion Parlamentit vendas gjetjet e Komisionit Europian për Shqipërinë, ku theksohet se gjatë periudhës së raportimit, qeveria shqiptare ka treguar aksion konkret dhe vullnet politik në zbatimin e legjislacionit, e veçanërisht në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. 

Qeveria holandeze nxit vijueshmërinë e reformave të cilat thotë se janë në rrugën e duhur. Por po ashtu si Komisioni, ky vend gjithashtu vlerëson se hapja e negociatave është ende larg. 

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.