Kosova me monedhën e vet? Po e mendojmë, thotë guvernatori i Bankës. Propozohet emri “dardan”

Kosovarët shumë shpejt do të mund ta blejnë bukë me “Dardan”. Mund të ketë edhe emër tjetër, por e sigurt është se Kosova po bëhet gati që të nxjerrë në treg valutën e vet. Dardani është përmendur edhe më herët si mundësi e zëvendësimit të valutës së huazuar, Euro. Këtë e ka konfirmuar edhe Bedri Hamza, guvernator i Bankës Qendrore të Kosovës, i cili ka thënë se Kosova është duke e konsideruar mundësinë e futjes në treg të një valute të veten. Hamza e bëri të ditur këtë gjatë samitit të ministrave të financave dhe guvernatorëve të bankave qendrore të vendeve të rajonit, i cili u mbajt në Mal të Zi nga 12 deri më 14 qershor 2014, organizuar nga javorja “NIN”. Njohës të ekonomisë e shohin si domosdoshmëri për vendin zhvillimin e politikave monetare, instrumenti më efikas për ndërtimin e mekanizmave për funksionimin e ekonomisë, shkruan Gazeta Tribuna.
a.k
Add new comment