Diplomati amerikan Hooper: I befasuar nga Vetëvendosja, tensioni politik të mos dalë jashtë kontrolli

Postuar në 14 Qershor, 2014 05:43

James Hooper, ish-diplomat amerikan, ka thënë krijimi menjëherë i koalicionit qeverisës opozitar ishte i papritur.  Këtë mendim Hooper e ka ndarë me gazetarin Arben Xhixho të  ”Zërit të Amerikës”.  Ai thotë se tani duhet të respektohen dispozitat e kushtetutës, ndërsa ka theksuar se ky vendim i krijimit të këtij koalicioni është bërë nga vetë shqiptarët, pa ndërhyrje të diplomatëve të huaj. Gjithashtu ai ka shtuar se nuk e ka pritur që Vetëvendosja të luante një rol të tillë.

“Në radhë të parë dua të përgëzoj popullin dhe autoritetet e Kosovës që organizuan zgjedhje që u vlerësuan si të lira e të drejta. Kritikat ishin të pakta dhe zgjedhjet u cilësuan si një hap i madh përpara. E papritura e këtyre zgjedhjeve ishte formimi i menjëhershëm i një koalicioni. Tani duhet të respektohen dispozitat e kushtetutës. Nuk u pa ndonjë ndërhyrje nga diplomatë amerikanë ose të huaj tjerë, nuk pati manovra politike pas skene për qeverinë, gjithçka u bë nga vetë shqiptarët. Një e veçantë tjetër është se Vetëvendosja doli mirë dhe duket se nuk do të jetë pjesë e qeverisë, por do ta mbështesë atë. Unë nuk e prisja që Vetëvendosja të luante një rol të tillë”, ka thënë Hooper për "Zërin e Amerikës".

Hooper nuk tërhequr vëmendjen për tensionin aktual politik në Kosovë ku ka kërkuar të mos dalë jashtë kontrollit. “Unë nuk jam ekspert i Kushtetutës për zgjedhjet, por ajo duhet të respektohet, përndryshe Kosova rrezikon të humbasë gjithë vlerësimin pozitiv për fushatën e lirë dhe të drejtë të zgjedhjeve.

 

http://www.zeriamerikes.com/content/hooper-lufta-politike-t%...

S.S

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.