Kosovë, Isa Mustafa: Koalicioni qeverisës do punojë qytetarët dhe vendin

“Koalicioni do të punojë në të mirën e të gjithë qytetarëve të vendit.”, kështu është shprehur kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, gjatë takimit me Marieluise Beck, anëtare e Komitetit për Politikë të Jashtme në Bundestagun gjerman, duke i shprehur edhe sigurinë se ko do të jetë dhe një garanci për vazhdimin e raporteve të shkëlqyera me Gjermaninë.
Në takim, Mustafa ka detajuar edhe më tej marrëveshjen e koalicionit LDK-AAK-Nisma për Kosovën, si dhe për masat që po merr koalicioni për implementimin e saj. “Do të punoj që marrëveshja të implementohet sa më parë dhe se qeveria, që do të dalë nga kjo marrëveshje, do të punojë për të mirën e vendit. Në ditët në vijim partnerët e koalicionit do të punojnë për përgatitjen e programit të përbashkët qeverisës”, mësohet se ka thënë Mustafa.
Ndërsa për gazetën “Zëri” nënkryetarja e LDK-së, Teuta Sahatqija, ka thënë se në këtë proces kanë hyrë bashkë me VV-në dhe bashkërisht do bisedohen dhe kushtet që kjo e fundit ka ngulur këmbë. Sahatqija tha se me “Vetëvendosjen” do të flasin për modalitetet dhe do t’i shohin edhe mundësitë që edhe VV-ja të ketë pjesë në qeverisje.
Anëtari i kryesisë së Nismës, Bilall Sherifi, tha se asnjë parti që ka marrëveshje të mbështesë koalicionin nuk mund të dalë me qëndrime veç e veç.
http://zeri.info/artikulli/37870/mustafa-koalicioni-do-te-fu...
S.S
Add new comment