Për cilët ministra e ka fjalën Kadeli dhe a do të kërkojë mocion mosbesimi PD?

Postuar në 14 Qershor, 2014 05:00

Deklarata e deputetit të LSI-së, Gjovalin Kadeli pritet të shkaktojë turbullira në jetën politike në vend.

Përveçse, paralajmërimi i tij për ndërmarrjen e një nisme për shkarkimin e një prej ministrave socialistë në kabinetin “Rama”, pritet të shkaktojë ankth në PS dhe kënaqësi në radhët e PD-së.

Shkarkimi i një ministri do të ishte “frymëmarrje” për demokratët, pasi deri tani asnjë ministër i qeverisë “Rama” nuk është dorëhequr apo shkarkuar.

Por, jo vetëm kjo! Edhe deklarata tjetër se tre prej ministrave të PS-së në qeveri nuk do të arrinin dot votat e nevojshme për votëbesim, do të vërë në lëvizje demokratët.

Nëse deklarata e Kadelit është e vërtetë, atëherë PD-së do t’i duhet të qëllojë në shenjë në kërkesën për mocion mosbesimi për ministrat e Ramës.

Për cilët flet Kadeli? Ankesa e LSI-së ka të bëjë me mos përgjigjen ndaj deputetëve. Kjo me siguri ka të bëjë me emërimet e militantëve në administratë.

Ministrat që kanë në dorë një numër të madh punonjësish të administratës publike janë Ministria e Arsimit, Shëndetësisë, Brendshme dhe Mbrojtjes. Këta mund të jenë ministrat më të rrezikuar, por nuk përjashtohen as ai i Ekonomisë apo dhe i Jashtëm.

Por, kjo deklarata e Kadelit, që njihet për kalimin e tij nga PS tek PD dhe më pas tek LSI, mund të cilësohet “reagim djaloshar” nga kreu i LSI-së, Ilir Meta, siç edhe konsideroi kërkesën e Spartak Brahos për shkarkimin e presidentit.

S.S

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>Po pra PS-LSI tani do shkarkojne nje minister per ti bere nder PD,llogjika e Kadelit,sa inteligjent qe eshte...me siguri si kane futur ndonje lok nga fshatrat e Lezhes ne pune,kujton i mjeri se jemi akoma me Berishen ne krye...hahahhaha</p>

Submitted by Albi (not verified) on

<p>Per Sajmen mer e ka, e di gjithe Tirana.&nbsp;</p><p>Per ate budallain qe eshte me shkolla nate e pa pike profesioni po qe u zgju nje dite si Minister i Brendshem i vendit.&nbsp;</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.