Presidenti Iranian: Nuk do luftojmë kundër xhihadistëve në Irak, ndihmë Bagdadit ashtu si Sirisë

Postuar në 14 Qershor, 2014 06:01

“Irani nuk do të fillojë operacione ushtarake kundër xhihadistëve në Irak”, me këtë deklaratë ka dalë sot Presidenti iranian, Hassan Rohani. “Por,-  ka shtuar ai - Irani është i gatshëm për ndihmë për qeverinë e Bagdadit. Ndërhyrja e forcave iraniane nuk është diskutuar me qeverinë e kryeministrit, Nuri al-Maliki”, tha Presidenti Rohani.

Xhihadistët e EIIL-it kanë filluar një ofensivë të gjerë dhe ndodhen aktualisht 100 kilometra larg Bagdadit. “Nuk ka ndodhur që nga koha e Revolucionit Islamik që trupat tona të fillojnë operacione në një shtet të huaj”, theksoi presidenti iranian.

“Të ndërhysh dhe të ndihmosh ka diferencë”, shtoi ai. Irani, aleati kryesor i Bachar al-Assadit në rajon, ka deklaruar se e ka ndihmuar regjimin sirian me gjithçka, por se nuk ka ndërhyrë me trupa në Siri. ”Irani nuk ka marrë ende kërkesa specifike nga Iraku për luftën kundër xhihadistëve. Ne jemi në pritje për ndihmë mbi bazën e rregullave ndërkombëtare si dhe të vullnetit të qeverisë dhe të popullit irakian”, saktëson Presidenti iranian Hassan Rohani.

S.S

Comments

Submitted by Marin (not verified) on

<p>Algjerianet dhe nja 2-3 vende te tjera me te vogla pervec Frances perdorin shkutimet ne frengjisht te termave. Kusuri tjeter i perdor ne Anglisht ose nese merr vesh ne gjuhen ametare. Korigjohuni zoterinj se late nam. Te fundja edhe shqipen mund ta perdorni tek tuk.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.