Kadeli flet në emër të LSI-së: Kërkojmë largimin e një ministri të PS-së, tre ministra nuk arrijnë dot shumicë në rivotëbesohen

Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Gjovalin Kadeli, ka zbuluar dje në dritë një pjesë të zhvillimeve që priten të ndodhin brenda koalicionit të majtë. Në një deklaratë jo të zakontë, ish-deputeti socialist, ka paralajmëruar nismën e disa deputetëve të LSI-së për largimin e një ministri nga kabineti “Rama”.
Në një intervistë për “Ora News”, Kadeli ka folur në emër të 12 deputetëve të LSI-së për këtë nismë, por pa saktësuar se për cilin ministër bëhet fjalë.
“Deputetët e LSI-së së shpejti do marrin një iniciativë, ku do t’i drejtohen kryeministrit Rama për largimin e të paktën një ministri. Jo më pak se 12 deputetë kanë vendosur të largohet një prej ministrave të kabinetit, për performancë të dobët, për mungesën e komunikimit me deputetët, duke mos qenë në rolin e duhur për të qenë pranë votuesve shqiptarë, pranë atyre që na kanë zgjedhur. Është me rëndësi që në Kuvend të mishërojmë zërin e votuesve”, është shprehur Kadeli.
Duke arsyetuar këtë kërkesë, Kadeli jep edhe arsyen e vërtetë që mesa duket është mos plotësimi i kërkesave të LSI-së.
“Asnjë nga deputetët e LSI-së nuk ka hyrë në zyrat e ministrave për zgjidhjen e problemeve të tyre, por të komunitetit. Fatmirësisht, shumica e tyre janë pa mandat deputeti, që i angazhon më shumë, por kjo nuk do të thotë se pse nuk ke mandat deputeti dhe të mos komunikosh me deputetët mbi problemet që kanë për votuesit që përfaqësojnë”, thotë Kadeli.
Deputeti i LSI-së gjithashtu thotë se, nëse kabineti “Rama” votëbesohet sërish atëherë tre ministria nuk do të arrinin të merrnin votat e nevojshme.
http://www.oranews.tv/vendi/grupi-i-lsi-do-kerkoje-largimin-e-nje-minist...
S.S
Add new comment