Gazetat spanjolle bëjnë garë me tituj dramatikë pas humbjes së Spanjës në Botëror

Në gazetën ‘Marka’, titulli kryesor ishte ‘Humillacion Mundial’ (Poshtërimi planetar). Një titull tjetër ishte ‘1-5: Manotazo de Holanda a la campeona’ që do të thotë pak a shumë ‘1-5: Holandezët u japin një grusht të mirë kampionëve’. Gazeta El Pais kish zgjedhur për titull ‘Un descalabro mundial’ (Një fatkeqësi botërore). Një gazetë tjetër akoma fliste qysh në faqe të parë për një ‘La peor pesadilla del campeon’ (Makthi më i madh i kampionvëe). Një gazetë sportive me emrin ‘Sport’ i mbahej online po fjalës ‘makth – pesadilla’, dhe thosh: Espana vive su peor pesadilla. Ndërsa e njëjta gazetë në versionin print shkruante ‘Ridiculo para empezar’ (Ta fillosh në mënyrë qesharake). ‘Siniestro total - Dështim total’, shkruante AS. El Mundo kish kaluar në besëtytni, dhe fatkeqësinë e shpjegonte me ditën ters, të premte, e me datën ters, 13. Dhe shkruante ‘E premte, 13: 1-5’. El Diario shkruante vec një fjalë: Humillacion. El Periodico shkruante: Roja de verguenza (Të skuqesh nga turpi). La Razon e lidh disfatën me Casillas-in: Espana, fuera de sus Casillas.
Re.Pu.
Add new comment