“Tezja” 50-vjeçare, truri i rrjetit të trafikimit të kokainës dhe heroinës

Një 50-vjeçare e quajtur Valentina Tufina, dyshohet se është truri i një rrjeti të trafikut të heroinës dhe kokainës nga Amerika Latine.
E njohur me nofkën "Tezja", ajo ka udhëtuar në tre kontinente brenda muajit me qëllim trafikimin ndërkombëtar të heroinës dhe kokainës.
Sipas Prokurorisë së Krimeve të Rënda. mësohet se në harkun kohor të më pak se një muaji, gruaja ka bërë të paktën shtatë udhëtime, në disa vende të Europës, në Kinë, Australi dhe më pas në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shkruna “Balkanweb”.
Prokuroria e Krimeve të Rënda ka deklaruar se Tufina, administronte sasinë dhe çmimet e kokainës duke u konsideruar si “arka e buxhetit” të rrjetit të trafikut të kokainës. E dyshuara është arrestuar në Kosovë, ku dhe kishte ngritur një laborator për përpunimin e kokainës dhe heroinës.
http://www.balkanweb.com/kryesore/1/-tezja--e-kokaines-50-vjecarja-vizit...
S.S
Add new comment