Arkiv-Lajme

Rama me një mesazh francezëve për statusin: “Statusi nuk na bën anëtarë. Situata në Francë, e çuditshme. Të flasësh për Europën nuk pritet mirë”

Postuar në 11 Qershor, 2014 04:38

“Balkanweb” përcjell sot një intervistë të kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama gjatë vizitës së tij të fundit në Francë. Nëse vihen re pyetjet, ato mund të përmblidhen në një shqetësim: Përse duhet pranuar Shqipëria në një kohë që Europa ka kaq shumë probleme. Edi Rama ka dhënë këtë përgjigje: “Po ju them ju francezëve diçka shumë të thjeshtë: Nuk duhet të shqetësohemi, sepse ne do të marrim statusin e vendit kandidat dhe nuk do të jemi menjëherë anëtarë nesër. Statusi i kandidatit është hapi i parë, pastaj janë negociatat që marrin rreth dhjetë vjet, ndaj nuk duhet të shqetësohemi.

Kosovë, nëkryetari i PDK-së: “Pa ne nuk ka qeveri. Përndryshe shkohet sërish në zgjedhje”

Postuar në 11 Qershor, 2014 03:28

Negociatat për qeverinë e re të Kosovës ngjajnë të vështira. Kështu zëra nga partia e Hashim Thaçit, Partia Demokratike e Kosovës flasin për pësëritje të zgjedhjeve  nëse ajo si subjekti me rezultatin më të lartë zgjedhor nuk arrin të krijojë qeverinë e re. “Pika 1 dhe 4 e nenit 95 mandatin për formimin e qeverisë ia japin partisë apo koalicionit parazgjedhor i cili i ka fituar zgjedhjet.

“Panorama” shkruan se trafiku i hashashit drejt Greqisë bëhet edhe me krahë. Mediat greke japin një shifër kurioze: Një mushkë në Shqipëri, tashmë 1000 euro

Postuar në 11 Qershor, 2014 02:48

Trafiku i hashashit  ka nxitur edhe një lloj mikrotregu për kafshët e transportit. “Panorama” citon sot mediat greke që të kenë shkruajtur për mënyrën sesi bëhet trafiku i drigës nga Saranda deri në Igumenicë. Tashmë përdoret transporti njerëzor, duke shmangur edhe kafshët.  Rekrutohen punëtorë në vendin e quajtur axhensia dhe më tej ata çohen në fshatrat përreth për të marrë sasitë e drogës që i marrin në krahë dhe i çojnë drejt Greqisë.

INSTAT: Papunësia arrin në 18.3%. Rritje me 3.2 pikë nga tremujori i mëparshëm

Postuar në 11 Qershor, 2014 02:34

Papunësia në Shqipëri po njeh rritje për 18 muajt e fundit, të dhënat e fundit nga INSTAT se edhe për këtë tremujor  papunësia ka njohur rritje, duke kapur shifrën e 18,3%. Anketa e Forcave të Punës së INSTAT bën me dije se në Shqipëri, individët e moshës 15-64 që punojnë janë 901.865, kurse i atyre që nuk punojnë është 201.270. Vështruar me tremjroin e fundit të vitit 2013, papunësia u rrit me 3.2% duke dëshmuar situatën e vështirë sociale në vend. Shifrat krijojnë një tjetër panoramë në raport edhe me suskesin e trumbetuar së fundmi për punësimin përmes Zyrave të Punës.

Shqipëria më pranë statusit, por shqiptarët më të ftohtë ndaj integrimit. Sondazhi i ISN-së zbardh rënien me 8%

Postuar në 11 Qershor, 2014 02:26

Dëshira europiane e shqiptare duket se ka rënë. Ndonëse vendi ynë ndodhet shumë pranë marrjes së statusit të vendit kandidat me BE-në, kjo gjë entuziazmon përherë e më pak shqiptarë sesa më parë, një sondazh i kryer në 12 qarqe të vendit në muajin prill zbulon se ka një rënie të ndjeshme të atyre që e mbëshetëisn integrimin. Nga 85% që ishte dikur sot shifra shkon në 77%, sipas sonadazhit që raportohet nga gazeta “Shqip”.

Aktorja Arta Dobrushi në Akademinë ‘Kult’: Qeveria e korruptuar ‘Thaçi’ e turpëron Kosovën nëpër botë

Postuar në 10 Qershor, 2014 17:23

Mbrëmë, në fakt vetëm tri-katër orë më parë, Akademia ‘Kult’ zhvilloi veprimtarinë e vet të përvitshme, dhe me këtë rast ndau çmime e celebroi 10 vjetorin e lindjes. Show, që u zhvillua në TOB, u drejtua (lezetshëm, duhet thënë) nga Vikena Kamenica e Artan Imami, por ngjyrat ia dhanë artistët që ishin caktuar të ndanin çmimet dhe vetë artistët e vlerësuar. Në muzikë u vlerësua Dren Abazi, në teatër Arben Derhemi, në letërsi Besnik Mustafaj, në libra studimorë Dhurata Shehri, në përkthim Donika Omari, ne pikturë Adrian Paci, etj.

“Kryeministri” i BE-së, Merkel nuk tërhiqet: Favoriti im është Juncker. Kameron: “Varet nga sjellja e BE-së nëse rrimë apo jo”

Postuar në 10 Qershor, 2014 15:36

Nuk bën asnjë hap prapa kancelaria gjermane, Angela Merkel, e cila ka konfirmuar mbështetjen e saj për Jean Claude Juncker si presidenti i ardhshëm i Komisionit Europian. Komentet kancelarja i ka bërë në samitin e shkurtër të liderëve të qendrës së djathtë në Suedi, ku është pritur nga kryeministri Fredrik Reinfeldt.

Bamir Topi: Opozitëbërja e PD-së, drejt ujrave të turbullta. Qeveria, në rrugën e duhur

Postuar në 10 Qershor, 2014 15:28

Duke folur për A1 Report, kryetari i FRD-së Bamir Topi tha se qeveria aktuale duhet të vijojë në këtë rrugë, ndërsa theksoi se opozita e sotme ka nevojë për riformatim dhe vizion të ri.  “Jemi një parti e qendrës së djathtë, e vendosur në opozitë, por s’jemi pjesë e kësaj opozitë institucionale që ka braktisur bërjen e detyrës reale të saj. Po drejtohet drejt ujërave të turbullta kjo opozitë. Ne kemi qenë në një pozicion shumë objektiv, duke bërë vërejtjet tona”, tha ish presidenti Topi.

PDK e Thaçit, frena opozitës: Qetësohuni burra, qeverinë e krijojmë ne

Postuar në 10 Qershor, 2014 12:44

Pasi është konsumuar për disa orë entuziazmi opozitar për marrëveshjen qeverisëse dhe bllokimin e PDK-së, partia e Hashim Thaçit e cila ka fituar 30 përqind të votave të përgjithshme ka dalë me një njoftim për mediat, ku thotë se Kushtetuta e Republikës së Kosovës përcakton shumë qartë se mandati për formimin e Qeverisë i takon fituesit të zgjedhjeve. Është e qartë se Thaçi ka ende shpresa për të formatuar një shumicë parlamentare me ndihmën e disa partive të vogla, megjithëse kjo do të sillte një qeverisje të kufizuar dhe me ngërçe.

 

Komunikata e plotë e PDK-së

 

Holanda e pavendosur: “Statusi për Shqipërinë, vendimin e marrim më 17 qershor”

Postuar në 10 Qershor, 2014 12:27

Holanda është shteti me të cilin qeveria shqiptare ka lobuar më shumë për të marrë një qëndrim pozitiv për statusin e vendit kandidat, pasi ishte një nga vendet më skeptike në lidhje me qëndrimin e saj kundrejt Shqipërisë. Në datën 17 qershor pritet një vendim nga parlamenti i Holandës, në lidhje me statusin e vendit kandidat për Shqipërinë. 

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme