Rama me një mesazh francezëve për statusin: “Statusi nuk na bën anëtarë. Situata në Francë, e çuditshme. Të flasësh për Europën nuk pritet mirë”

Postuar në 11 Qershor, 2014 04:38

“Balkanweb” përcjell sot një intervistë të kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama gjatë vizitës së tij të fundit në Francë. Nëse vihen re pyetjet, ato mund të përmblidhen në një shqetësim: Përse duhet pranuar Shqipëria në një kohë që Europa ka kaq shumë probleme. Edi Rama ka dhënë këtë përgjigje: “Po ju them ju francezëve diçka shumë të thjeshtë: Nuk duhet të shqetësohemi, sepse ne do të marrim statusin e vendit kandidat dhe nuk do të jemi menjëherë anëtarë nesër. Statusi i kandidatit është hapi i parë, pastaj janë negociatat që marrin rreth dhjetë vjet, ndaj nuk duhet të shqetësohemi. Por nga ana tjetër dua të përfitoj të them që është diçka e çuditshme që Franca, një nga shtyllat themeluese të Europës ndodhet në këtë situatë, mjaft të veçantë, ku të flasësh për Europën nuk është edhe aq e rregullt politikisht dhe është vërtet diçka që të bën të ndihesh keq”. Qëndrimet e kryeministrit shqiptar janë një pjesë e asaj që mund të quhet fushatë për statusin dhe që synon të fshijë edhe paragjykimet e fundit ndaj Shqipërisë.

http://www.balkanweb.com/kryesore/1/france-rama-ne-le-grand-soir-3-e-ard...

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

paragjykimet e fundit? Per nje vend ku papunesia eshte rritur ne 18.3% , ku trafiku i droges rritet cdo dite, sie e vetmja mundesi jetese, ku drejtesia kap ca peshq te vegjel dhe le peshkaqenet te lire, peshkaqene me kostum parlamenti e pushtetari?

Keto punet e rames jane si puna e pallateve qe leu, i leu me boje perpara dhe nga mbrapa i la pa prekur ne mizerjen e tyre (brenda po e po): Imazh pa permbajtje!

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Cfare kane bere shqiptaret qe Zoti i denoi me nje Kryeminister si ky pallosh?!?

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.