“Kryeministri” i BE-së, Merkel nuk tërhiqet: Favoriti im është Juncker. Kameron: “Varet nga sjellja e BE-së nëse rrimë apo jo”

Postuar në 10 Qershor, 2014 15:36

Nuk bën asnjë hap prapa kancelaria gjermane, Angela Merkel, e cila ka konfirmuar mbështetjen e saj për Jean Claude Juncker si presidenti i ardhshëm i Komisionit Europian. Komentet kancelarja i ka bërë në samitin e shkurtër të liderëve të qendrës së djathtë në Suedi, ku është pritur nga kryeministri Fredrik Reinfeldt. Të pranishëm ishin edhe kryeministri holandez, Mark Rutte dhe ai britanik, David Kameron, të cilët kanë shprehur kritika ndaj kryeministrit të Luksemburgut. Britania e quan Juncker si federalist evropian dhe beson se duhet zgjedhur një kandidat më i hapur për të reformuar BE-në dhe për të reduktuar fuqinë e Brukselit. 

“Ne nuk ndodhemi këtu për të diskutuar cilin kandidat do të zgjedhim, por të diskutojmë çështjet me rëndësi për qytetarët tanë. Kam thënë se Jean-Claude Juncker është kandidat im favorit për zyrën e Presidentit të Komisionit”, tha Merkel. 

 “Vendimi nëse do të qëndrojmë apo do të largohemi nga Europa do të vendoset nga populli britanik në një referendum që do të mbahet në fund të vitit 2017. Përqasja e BE-së do të jetë tepër e rëndësishme. Nëse ajo arrin të plotësojë reformat, nëse demonstron transparencë, konkurrencë, fleksibilitet, më pak ndërhyrje, reforma – kjo do ishte mjaft ndihmuese”, tha Kameron. 

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.