Holanda e pavendosur: “Statusi për Shqipërinë, vendimin e marrim më 17 qershor”

Holanda është shteti me të cilin qeveria shqiptare ka lobuar më shumë për të marrë një qëndrim pozitiv për statusin e vendit kandidat, pasi ishte një nga vendet më skeptike në lidhje me qëndrimin e saj kundrejt Shqipërisë. Në datën 17 qershor pritet një vendim nga parlamenti i Holandës, në lidhje me statusin e vendit kandidat për Shqipërinë.
Në një deklaratë zyrtare për mediat, ambasadori i Holandës ne Tiranë, Martin De Labej, ka shpjeguar se qeveria e tij do të diskutojë qëndrimin e saj përfundimtar me parlamentin. “Institucioni që do të vendosë është Ministria e Jashtme . Ajo do te konsultohet me parlamentin për pozicionin që do të mbajë qeveria për këtë çështje. Ministria po harton një letër, të cilën do t’ia paraqesë parlamentit në ditët në vijim. Diskutimet pritet të bëhen në Parlament në datën 17 qershor”.
a.k
Add new comment