Kosovë, nëkryetari i PDK-së: “Pa ne nuk ka qeveri. Përndryshe shkohet sërish në zgjedhje”

Negociatat për qeverinë e re të Kosovës ngjajnë të vështira. Kështu zëra nga partia e Hashim Thaçit, Partia Demokratike e Kosovës flasin për pësëritje të zgjedhjeve nëse ajo si subjekti me rezultatin më të lartë zgjedhor nuk arrin të krijojë qeverinë e re. “Pika 1 dhe 4 e nenit 95 mandatin për formimin e qeverisë ia japin partisë apo koalicionit parazgjedhor i cili i ka fituar zgjedhjet. Askush nuk ka mundësi që pa zgjedhje të parakohshme të marrë mandatin nga presidenti/ja për formimin e Qeverisë”, ka thënë në një intervistë për “Epoka e re” Arsim Bajrami, nënkryetar i PDK-së dhe njëkohësisht professor së Drejtës Kushtetuese. Sipas tij Kushtetuta i dënon të gjithë që të pajtohen me Hashim Thaçin kryeministër, ose vendi i drejtohet sërish zgjedhjeve. Nëse vazhdohet me këtë argument, nuk është çudi që dikush të kërkojë që për çështjen të shprehet Gjykata Kushtetuese.
http://epokaere.com/index.aspx?SID=13&PMID=2&LID=2&ACatID=1&AID=41624&Ct...
s.z
Add new comment